Lidija Dimkovska: Jugosllavia në jetën time, jeta ime në Jugosllavi në dhjetë pikë

1. Fёmijёria ime jugosllave

Fёmijёrinё e kam kaluar nё njё fshat tё vogёl nё Maqedoni, tё quajtur Shlegovё, me gjyshen dhe gjyshin tim. Prindёrit e mi duhej tё qёndronin nё Shkup, nё vendlindjen time, pёr tё punuar, kёshtu qё mё lanё te gjyshёrit dhe mё vizitonin pёr ҫdo festё kombёtare. Pёr kёtё arsye i kam dashur festat jugosllave tё Ushtrisё, tё Shtetit dhe tё 1 majit, sepse tё gjitha kёto festa m’i kanё sjellё prindёrit e mi. Mё vonё tё njёjtat festa mё ҫuan te gjyshёrit e mi. Gjyshёrit e mi ishin fshatarё tё thjeshtё, punёtorё, analfabetё, por tё menҫur dhe me zemёr e mendje tё hapur. Gjyshja ime e pёlqente, por edhe e kishte frikё, Millka Planincin, kryeministre e Jugosllavisё nё vitet 1980-ta, gruaja e parё dhe e vetme qё mbajti njё post tё tillё. Ajo shpesh ishte nё lajmet e transmetuara nё radio. Zёri i saj ishte i thellё dhe i lartё, dhe gjyshja ime gjithmonё ulte tonin sa herё qё Millka Planinc fliste pёr prosperitetin dhe unitetin e Jugosllavisё.  

2. “Udhёtimi nёpёr Jugosllavi”

Udhёtimi nёpёr Jugosllavi u organizua nga pothuajse ҫdo shkollё nё Jugosllavi dhe pёrbёhej nga shtatё deri nё dhjetё ditё udhёtim me autobus pёr nё destinacionet mё tё rёndёsishme historike dhe turistike tё vendit, “nga Lumi Vardar deri te Bjeshka e Trigllavit” siҫ kёndohej nё kёngёn popullore jugosllave. Motoja e tё githa kёtyre udhёtimeve ishte: “Njihuni me vendin tuaj qё ta doni mё shumё”. Nё udhёtimin tim shkollor, si njё nxёnёse 13 vjeҫare, vizitova Dubrovnikun e bukur, ku bleva buzёkuqin e parё tё jetёs sime, liqenet e mrekullueshёm tё Plitvicёs, shtёpinё ku ishte lindur Tito nё Kumrovec, ish-kampin e pёrqendrimit nё Jasenovc nga Lufta e Dytё Botёrore, monumentin e Kragujevcit pёr nxёnёsit e vrarё, tё cilёt poetja serbe Desanka Maksimoviq i pёrjetёsoi nё vjershёn e saj “Pёrrallё e pёrgjakur”, tё cilёn tё gjithё e mёsuam ta recitonim pёrmendsh nё shkollё, Beogradin e mrekullueshёm me avenytё e tij tё gjata, kafenetё e gjalla tё Sarajevёs, por ne nuk vizituam asgjё nё Slloveni. Nuk kishim kohё tё mjaftueshme pёr tё shkuar te Shpella e Postojnёs dhe nuk e pamё Bjeshkёn e Trigllavit. Ndoshta ishte zhgёnjimi pёr tё mos e vizituar republikёn e gjashtё tё Jugosllavisё qё mё shtyu nё mёnyrё tё pavetёdijshme vite mё vonё tё zhvendosesha nё Slloveni dhe tё bёhesha vizitori i saj i pёrjetshёm?

3. Vёllazёrimi dhe bashkimi midis popujve dhe kombeve tё Jugosllavisё

Kam pasur njё pёrvojё personale njё verё nga fundi i viteve 1980-tё nё njё fshat tё Malit tё Zi, nё shtёpinё e disa tё afёrmve tё mi qё nuk i kisha takuar kurrё mё parё. Nё mentalitetin jugosllav, ky nuk ishte aspak problem: ҫdo kushёri ishte i afёrm, bile edhe sikur tё mos ishte. Pёr mua ishte e ҫuditshme qё tё afёrmit tanё – burrat – flinin me pistoleta pёrfundi kokёs, ama kjo ishte krejtёsisht normale dhe e kuptueshme pёr kushёririn tim. “Çka? Babai yt nuk ka revole?” mё pyeti me habi. Njё mёngjes, derisa po qёndroja nё oborr, vura re njё automobil tё parkuar para shtёpive sё njёrit prej fqinjёve dhe njё burrё doli me njё vajzё tё moshёs sime. Burri e la vajzёn jashtё, e puthi dhe u largua menjёherё, ndёrsa ajo mori valixhen, u ngjit nё shkallёt e shtёpisё, trokiti dhe hyri pa ia hapur askush derёn. Gjyshja u kryqёzua tri herё, pastaj u kthye nga unё dhe mё tha, “Mos mё lёr tё tё kap duke dalё me tё; ajo nuk ёshtё shoqe e pёrshtatshme pёr ty.” U habita dhe vazhdova ta pyesja pse nuk duhej ta njihja. “A e pe babain e saj? Ai as nuk lejohet brenda. Ai ёshtё shiptar, kjo ёshtё arsyeja pse! Nёna e saj ka shkuar pёr tё studiuar nё Prishtinё, atje edhe e ka gjetur atё dhe ka mbetur shtatzёnё me tё. Prej vitesh nёna dhe babai i saj nuk kanё folur me tё; ata e mohuan atё nё gazetё dhe nuk duan ta shohin kurrё.” Ishte krejt e pakuptueshme pёr mua, kjo mungesё vёllazёrimi dhe bashkimi midis popujve dhe kombeve tё Jugosllavisё qё e kisha mёsuar dhe pёrsёritur pothuajse ҫdo ditё nё shkollё.

4. Lufta nё jetёn time

U lёndova shumё vite mё vonё kur mora vesh se disa nga tё afёrmit me tё cilёt kishim qёndruar atё verё kishin shkuar nё Bosnje pёr tё luftuar bashkё me serbёt kundёr civilёve boshnjakё. Ne nuk e kishim ditur kёtё dhe pas luftёs, nёna ime mё dёrgoi me autobus nё Mal tё Zi pёr t’u ҫuar tё afёrmve miell, vaj, sheqer. Ishte hera e parё qё e kalova kufirin maqedonas dhe jo atё jugosllav. Nuk ishin roje tё rregullta kufitare ata qё hynё nё autobus, por ushtarё me pushkё automatike. Nё stacionin e autobusit mё priste xhaxhai. Me njё shtrёngim duarsh tё fortё mashkullor, ai mё tha drejt nё fytyrё nё serbisht: “Pra, me sa duket, Maqedonia qenka separatiste? Nuk keni dashur tё jeni me serbёt, me ne? Keni dashur tё jeni si sllovenёr dhe kroatёt? Nёse ёshtё kёshtu, Maqedonia njё ditё do tё shkatёrrohet; do tё shkatёrrohet krejtёsisht!” Gjatё gjithё rrugёs nga stacioni i autobusёve deri nё shtёpinё e tyre, nё automobil, ai pёrsёriste vazhdimisht se ne ishim separatistё dhe se nuk kishte njeri si Sllobodan Millosheviqi nё tё gjithё botёn. Mё pas xhaxhai im mё ҫoi nё papafingo pёr tё mё treguar tё gjitha rezervat e tyre. Aty, duke mbuluar dyshemenё tё stivuara njёra mbi tjetrёn, kishte thasё me miell e sheqer, kuti tё mbushura me vaj e uthull, thasё me petё, konserva dhe kushedi se ҫfarё tjetёr. “Ne kemi furnizime, nuk presim qё maqedonasit tё na furnizojnё,” tha xhaxhai im dhe shtoi: “Por do tё vijё koha qё ne t’ju sigurojmё.” Mё pas ai filloi tё mё tregonte gjerёsisht se ҫfarё luftёtarёsh tё mёdhenj kishin qenё serbёt nё Bosnje, se si ҫdo serb i vёrtetё – edhe nёse ishte gjysmё malazez dhe gjysmё maqedonas – ishte mё i nderuar pёr shkak se kishte luftuar nё Kroaci dhe Bosnje. Qёndroja e heshtur, gishtat e mi silleshin nё xhepa. Atё mbrёmje, njё nga vajzat e tij na ftoi pёr darkё. Nё njё tryezё tё shtrirё nё tё gjithё dhomёn kishte mish qengji tё pjekur dhe pjata me oriz dhe patate. Burri i kushёrirёs sime vuri njё kasetё dhe vallja tradicionale serbe shpёrtheu, dhe tё gjithё u hodhёn nga vendet e tyre, u pёrqafuan me njёri-tjetrin dhe mё tёrhoqёn me vete. Kёndonin me zёra tё palёkundur – si burrat ashtu edhe gratё – dhe rrotulloheshin, duke mё rrotulluar edhe mua, duke kёnduar sё bashku, dhe nё mes tё vallёzimit tё tёrbuar, kumbuan fjalёt “Srbo, Srbo, Sllobo, Sllobo”. Nuk durova dot mё dhe fillova tё qaja: “Dua tё shkoj nё shtёpi, dua tё shkoj nё shtёpi!” Mё nё fund, mё nxorёn jashtё, mё futёn nё njё automobil, dhe mё ҫuan nё shtёpi; tё nesёrmen, mora autobusin e parё pёr Shkup, pasi me nxitim ia bёra me dorё xhaxhait nё stacion. Nuk i pashё mё kurrё.

5. Njё tubim i ҫuditshёm post-jugosllav

Njё tubim i ҫuditshёm u zhvillua nё Strasburg nё vitin 1995, rreth kohёs sё gjenocidit nё Srebrenicё, kur unё isha e ftuar sё bashku me disa tё rinj tё tjerё jugosllavё, tё gjithё ne tё lindur nё vitet 1970. Ne ishim tё brishtё dhe tё turpёruar, dhe ndiheshim fajtorё pёr njё luftё qё nuk e kishim dashur. Boshnjakёt ishin aq tё zemёruar dhe tё trishtuar, saqё ndihesha fajtore qё isha nga Maqedonia, e cila atёherё ishte e ashtuquajtura oazё e paqes. Njё ditё njёra prej tyre mё tha: “Imagjino tё jesh student dhe karta jote e studentit tё jetё djegur nё Bibliotekёn Kombёtare nё Sarajevё, me tё gjitha dokumentet tona kombёtare dhe tё gjithё librat tanё – identiteti yt personal dhe kombёtar tё ёshtё zhdukur. Ti je askushi dhe asgjёja, ndёrsa rreth teje njerёzit po vdesin.” Ajo kishte tё drejtё. Ne u pёrpoqёm tё kuptojmё njёri-tjetrin – madje kёnduam sё bashku njё kёngё shumё tё njohur “Ballkan” nga rok grupi Azra, tё cilёn tё gjithё e donim. Disa herё, profesorёt e Universitetit tё Strasburgut, nikoqiri i kёtij takimi, bёrtisnin, “Po ju e doni njёri-tjetrit!”  Ata u pёrpoqёn tё krijonin njё dialog mes nesh, nё mёnyrё qё ata tё kuptonin se ҫfarё ndodhi saktёsisht dhe pse. Por ne nuk mund t’i ndihmonim ata – tё gjithё ishim tё stresuar nga ajo qё po ndodhte atёherё nё Jugosllavi, bile as ne nuk e kuptonim. Po, jam e sigurt qё ne e donim njёri-tjetrin, ama thellё brenda vetes nuk mund ta lёkundja ndjenjёn e fajit pёr luftёn, edhe nёse askush nga ne nuk ishte fajtor pёr asgjё. 

6. Shkrimtarёt jugosllavё dhe marrёdhёniet e tyre

Nёse shkrimtarёt e rinj i dёgjojnё shkrimtarёt e vjetёr tё ish-Jugosllavisё, do tё mendojnё se jeta letrare nё Jugosllavi ishte si njё pёrrallё. Ndoshta nuk ishte ashtu, por ёshtё e vёrtetё se ҫdo letёrsi kombёtare ishte pjesё e letёrsisё jugosllave. Nё universitetet e Jugosllavisё ekzistonte njё departament i letёrsisё jugosllave, qё tani quhet Departamenti i Letёrsisё Sllave tё Jugut. Festivali mё i rёndёsishёm i poezisё nё Jugosllavi, Mbrёmjet e Poezisё nё Strugё, filloi ekzistencёn e tij nё vendin tim, nё Maqedoni, nё vitin 1961, dhe u dha Kurorёn e Artё tё Poezisё poetёve si Mahmoud Darwish, W. H. Auden, Joseph Brodsky, Allen Ginsberg, Pablo Neruda, Desanka Maksimoviq, Hans Magnus Enzensberger, Nichita Stănescu, Ted Hughes, Adonis (Ali Ahmad Said Esber), Tomas Tranströmer, dhe tё tjerёve. Shkrimtarёt nga ish-Jugosllavia morёn pjesё nё shumё festivale qё i organizuan nё republikat e tyre, duke ftuar gjithmonё kolegё nga republikat e tjera. Nё fund tё viteve 1980, si poete e re mora pjesё tri herё nё njё festival poezie nё Kikindё, nё Krahinёn e Vojvodinёs, nё Serbi, ku u mblodhёn poetё tё rinj nga e gjithё Jugosllavia. Gjithmonё qёndroja nё shtёpinё e sё njёjtёs vajzё qё u bё shoqja ime. Nё qёndrimin tim tё fundit, nё maj 1991, njё muaj para se tё fillonte gjithҫka, babai i saj qё punonte nё Ushtrinё Jugosllave, tha nё tryezёn e darkёs se ishte thirrur nga njёsia e tij qё tё pёrgatitej tё largohej nga Kikinda dhe tё shkonte nё Kroaci sepse atje po organizohej diҫka. Nёna e saj filloi tё qante. Ai tha se duhej tё shkonte; ishte detyra e tij. Isha shumё e hutuar. Me vite tё tёra pas kёsaj ndodhie, kam telefonuar nё numrin e tyre nё Kikindё pёr t’i pyetur nёse ishin mirё, por linja gjithmonё ndёrpritej.

7. Shkrimi post-jugosllav

Menjёherё pas luftёrave, shkrimi post-jugosllav u ndikua nga gjithҫka qё kishte ndodhur. Kur vizitova Sarajevёn pёr herё tё parё pas luftёs, bleva antologjinё mё tё fundit tё tregimeve boshnjake, dhe pothuajse ҫdo pjesё nё tё lidhej me luftёn. Letёrsia post-jugosllave ёshtё e ngarkuar me kujtesёn kolektive, por ka edhe aftёsinё pёr t’u shikuar nё pasqyrёn e historisё. Sigurisht, jo tё gjithё ne kemi shkruar drejtpёrdrejt pёr luftёn: veprat e brezit tim janё tё larmishme. Disa kanё tё bёjnё me ngjarje historike, por shumё kanё tё bёjnё thjesht me pёrvojёn e zhvendosjes ose janё tё pёrkushtuara pёr eksplorimin e ҫёshtjeve tё kombit, nacionalizmit, lirisё, identitetit. Tё tjerё ende synojnё tema universale politike ose pёrpiqen tё eksplorojnё veten si viktima tё sistemit. Shumё prej nesh kanё pёrdorur humorin pёr tё luftuar kёto ngjarje traumatike. Shumё shkrimtarё emigruan nga ish-Jugosllavia. Ndonjёherё ne jemi tё ftuar sё bashku nё ngjarje letrare, duke pёrfaqёsuar vendet tona (tё reja). Kёto takime janё tё mrekullueshme dhe plot emocione dhe humor. Nёse diҫka e mirё ka ardhur nga tё gjitha ngjarjet e tmerrshme qё kanё ndodhur nё ish-Jugosllavi dhe nё tё, ёshtё se Lufta Jugosllave dhe kёto kriza politike kanё nxitur njё interes pёr letёrsinё e rajonit tim. Ёshtё njё ironi qё tragjeditё qё kanё sjellё kёto vepra kanё bёrё qё shkrimtarёt e lindur para viteve 1970 tё pёrkthehen nё shumё gjuhё dhe tё ftohen nё festivale nё mbarё botёn. Sot ky interesim ёshtё zbehur dhe nuk ёshtё mё i njёjti. Ka luftёra tё reja, mёrgime tё reja, fate tё reja shkrimtarёsh. Dhe siҫ e dimё, tregu letrar jeton pёr kёtё moment. Njё studiues nga Instituti i Letёrsisё Maqedonase mё tha: “Ama, ajo nuk ishte lufta jonё”, kur hulumtoja letёrsinё maqedonase tё shkruar pёr ndarjen dhe luftёrat nё republikat e ish-Jugosllavisё. A nuk ishte? Ushtari i parё i vrarё nё luftёrat jugosllave tё viteve 1990 ishte Sasho Geshovski nga Maqedonia, i cili u qёllua nё Split para kamerave televizive. Tё gjithё ishim tё tronditur nga kjo ngjarje. Lufta ishte shumё afёr Maqedonisё dhe lehtё mund tё ndihej nё lёkurёn tonё. Megjithatё, ndoshta ёshtё e ҫuditshme tё kesh njё libёr pёr njё temё tё tillё nё letёrsi si letёrsia maqedonase, kur Maqedonia nuk ishte dёshmitare e vёrtetё e luftёrave jugosllave dhe gjatё atyre luftёrave quhej oazё e paqes. 

Sot ne, shkrimtarёt post-jugosllavё, bashkёpunojmё nё shumё mёnyra, duke pёrkthyer librat e njёri-tjetrit nё gjuhёt tona, duke marrё pjesё nё festivale, duke lexuar njёri-tjetrin. Qёllimi i “Sarajevske sveske” (Fletoret sarajevase), revistёs sё madhe letrare qё ekzistonte nё hapёsirёn post-jugosllave, tani ёshtё arritur: jemi (pёrsёri) miq. Tё gjithё kemi njё Bazё tё Pёrbashkёt, tё gjithё jetojmё nё tё njёjtёn botё.

8. Gjeografia e jetёs sime

Unё u largova nga Maqedonia nё vitin 1994, kur ende vazhdonin luftёrat nё Jugosllavi. Nё Bukurersht, Rumani, doktorova nё letёrisinё rumune, dhe ligjёrova letёrsi dhe gjuhё maqedonase nё Universitetin e Bukureshtit. Mёsova rumanisht dhe fillova tё ёndёrroj si nё maqedonisht ashtu edhe nё rumanisht. Takova burrin tim, i cili ёshtё nga Sllovenia, dhe, nё fillim ne biseduam nё serbo-kroatisht, por shpejt kuptuam se kishim nevojё pёr njё gjuhё tё tretё, njё gjuhё neutrale. Srebrenica ndodhi nё verёn e parё tё marrёdhёnies sonё tё dashurisё dhe me gjuhёn rumune si njё gjuhё tё pёrbashkёt ne donim t’i iknim Jugosllavisё nё jetёn tonё, vendit qё e donim aq shumё dhe qё na kishte lёnduar aq shumё nё gjithҫka qё kishte ndodhur. Pёr shtatё vjet folёm nё rumanisht, por kur u zhvendosёm nё Slloveni, filluam tё pёrdorim sllovenishten. Jugosllavia ishte tashmё diҫka e kaluar, ama pasojat e shpёrbёrjes sё saj ishin aq tё mёdha sa qё nё njё mёnyrё ose nё njё tjetёr i ndiejmё ende nё tё tashmёn tonё.

9. Jugosllavi i fundit

Nuk kishte mё Jugosllavi, por atdheu im ishte ende njё vend jugosllav – njё farsё politike e nivelit tё lartё. Tё gjitha republikat pas shpёrbёrjes sё Jugosllavisё u bёnё shtete tё pavarura dhe mbajtёn emrat e tyre: Republika e Sllovenisё, Republika e Kroacisё, etj., pёr shkak tё problemit me Greqinё pёr pёrdorimin e emrit Maqedoni, u njoh nё Kombet e Bashkuara si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisё (FYROM). Tё gjithё u bёnё diҫka tjetёr por jo jugosllavё, ama ne ishim ende ish-jugosllavё. Nё fёmijёrinё time kisha njё mantra (apo njё lutje) tё cilёn e pёrsёritja sa herё pёrballesha me ndonjё problem, me vetmi ose me ndonjё sfidё: “Magjari (lagjja ime nё Shkup) ёshtё nё Shkup, Shkupi ёshtё nё Maqedoni, Maqedonia ёshtё nё Jugosllavi, Jugosllavia ёshtё nё Europё, Europa ёshtё nё Botё”. Pasi e pёrsёrisja kёtё disa herё, ndihesha gjithmonё mё mirё. Mё kujtohet se njё nga mendimet e para pas ndarjes sё Jugosllavisё nё vitin 1991, ishte se nuk mund tё thosha mё “Maqedonia ёshtё nё Jugosllavi, Jugosllavia ёshtё nё Europё…”, por mё duhej tё thoja drejtpёrdrejt “Maqedonia ёshtё nё Europё”. Vite mё vonё vajza ime e vogёl mё pyeti se a ёshtё Maqedonia nё Europё. I thashё po, por ajo mё tregoi listёn e shkollёs sё saj tё vendeve qё janё nё Bashkimin Europian dhe aty nuk ishte Maqedonia. Sot Maqedonia ёshtё e Veriut, dhe ende nuk ёshtё nё BE, por nё Europё ishte Ish-Republika Jugosllave pothuajse 30 vjet pasi Jugosllavia nuk ekzistonte mё.

10. Njё jetё rezervё

Shkrova romanin Njё jetё rezervё, i cili mori Çmimin Bashkimit Europian pёr Letёrsi nё vitin 2013 dhe ҫmimin “Stale Popov” nё Maqedoni, me historinё e binjakeve tё bashkuara qё duhet ndarё, qё u analizua si njё lloj metafore pёr ndarjen e republikave tё Jugosllavisё pёrmes ndarjes sё binjakeve me emrat e tyre simbolikё maqedonas: Srebra dhe Zllata. Nё njё farё mёnyre, si pёrfaqёsuese e brezit tim, ato, janё dёshmitaret e vёrteta tё ndarjes sё Jugosllavisё: rrёfimtare nё roman ёshtё Zllata, e cila foli pёr kolegёt e saj dhe tё Srebrёs nё universitete, dhe pёr tё rinjtё qё dezertuan ushtrinё jugosllave: “Njё herё, njёri prej tyre tha, “Qija bre nёnёn. Si pёrfundova nё vendin e gabuar nё kohёn e gabuar?” Dhe ishte e vёrtetё pёr tё gjithё ata – njё brez i humbur qё u gjend nё vendin e gabuar nё kohёn e gabuar.”

Derisa isha nё njё turne letrar nё SHBA, kur romani im u pёrkthye nё anglisht, vizitova dhjetё qytete nё dy javё, duke udhёtuar nga Nju-Jorku deri nё Los Angjelos. Nё libraritё indie takova lexues ndёrsa flisja pёr letёrsinё dhe jetёn time, u pёrgjigja edhe shumё pyetjeve pёr Jugosllavinё. Nё njё nga aeroportet, ndёrsa prisja fluturimin tim tё radhёs, pashё thirrjen pёr pasagjerёt qё udhёtonin pёr nё Dejton. U ҫudita nga konkretiteti i qytetit ku mbaruan luftёrat jugosllave dhe filloi e ardhmja, e pa ndarё kurrё nga e kaluara.

 (Disa pjesё tё esesё janё parafraza nga romani im “Njё jetё rezervё“)

Pёrktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult

————————————-

Lexo edhe esetë e tjera të këtij projekti:

BLERINA ROGOVA GAXHA: EASY LIFE
FARUK ŠEHIĆ: ORA E APOKALIPSIT
TOMISLLAV MARKOVIQ: TЁ JETOSH NЁ NJЁ SKENЁ KRIMI

XHEVDET BAJRAJ: ARKIPELAGU JUGOSLLAVIA 1991-2021
DRAGO JANČAR: ARKIPELAGU JUGOSLLAVIA – TRIDHJETË VJET