Ju ftojmë të ndiqni këngën “Mesnatë” të shkruar nga Fatos Arapi, me muzikë të Shpëtim Kushtës dhe e interpretuar nga Liliana Kondakçi në edicionin e 9-të të Festivalit të RTSH-ës:
Mesi i natës mbi ne ja tani sa kaloi
Qetësi
Qetësi
Qyteti fle edhe rrugët e njerëzit ngado
Flenë e shlodhen
Pranë e pranë ne ecim të heshtur të dy
Si n’takimin e parë
Sonte ti je e mahnitshme ashtu
Si n’takimin e parë
Po me thua:
Dashuria është si ëndërr
Në njerëzit hynë e ndrit ajo
E kur s’mbaron
Se çdo njeri një ëndërr të vetën ka
E mban, e ushqen një dashuri
Në shpirtin e tij thellë
Ti dashuri e imja, e bardhë, e bardhë
Mes ëndrrash ti tani qëndro
Mes dashurish pa fund
Mesi i natës mbi ne tani sa kaloi
Dashuri. Dashuri.
Ti me fytyrë të vogël, me sytë ku buçet
Vet kjo natë e ngrohtë vjeshte.
Ti tani vjen e kryet në kraharor më pështet
Dhe ashtu si fle ti
Me zërat e jetës së re, që ngado na rrethon
Po më thua:
Dashuria është si këngë
Dhe do ajo
Gjithë botën sot
N’krah të pushtojë
Përgatiti T.K/ : ObserverKult
Lexo edhe:
LUAN ZHEGU & LILIANA KONDAKÇI: DHE DASHURI LINDIN TEK NE (TEKSTI DHE KËNGA)
Teksti:
Kur dielli i artë plot ngrohtësi
mbi tokë me lule nis gjelbërimi
Deti më fton plot kaltërsi
në breg sjell flladin buçet gëzimi.
Sa bukur deti i kaltër
mbushur këngë dhe dallgë plot
Unë ndjej aty vajzë e dashur
melodinë edhe ritmin tonë
Dhe njerëzit tok mblidhen atje
qeshin e lozin me njëri-tjetrin
Dhe dashuri lindin tek ne
për jetën, njerëzit edhe për detin
Sa bukur deti i kaltër
mbushur këngë dhe dallgë plot
Unë ndjej aty vajzë e dashur
melodinë edhe ritmin tonë.
Për ta dëgjuar këngën, klikoni KETU
ObserverKult