Linditë Ramushi Dushku: Kur thash se i humba të gjitha

Lindite ramushi dushku

Perëndimin në paqe të diellit të madh,
hanën rrumbullake që dritën e ka të vakët.

Bukën e sofrës që u tret në gatim e sipër.

Miq që u harruen kohës, mu zhveshen para syve
të një pjese ku harresa bân vend.

U zhvesha hyjit, se veç ashtu mund ta njihja të vërtetën.

Pa ditur më shumë t’i jap kuptim, dy syve që shohin,
këmbëve që më bajn të lëviz
duarve që prekin përreth.

Kur thash se të gjitha i humba, goja mu ba memece
nuk bana asgja tjetër veç iu zhvesha hyjit.

A hyji mund të ishte vetë vetja ime, që mund të rregullonte ciklin
po ai hyj që thot e mban mend kodet e sakta të së nesërmes
që mu ndërtua në t’kaluemen.

Po ai hyj që të nesërmen e di me fije.
Sërish në vetën e tretë iu drejtova
u zhvesha duke e ngrit fuqinë që mund të ishte jasht meje.

Kur pash që i humba krejt u bana memece.

ObserverKult