“Lindur së prapthi”, një roman fenomenal që përmbys normën

Nga Mimoza Ahmeti

Emri i Rita Petros si poete dhe personazh mediatik eshtë i lakuar thuajse çdo ditë në rrjetet tona sociale.

Tekstet e saj poetike dhe provokuese tërheqin vëmendjen e audiencës virtuale, hapin debate dhe marrin qindra komente e like.

Këtë vit Rita erdhi në Panairin e Librit me një titull befasues që tundon mënyrën tradicionale të përceptimit: “Lindur së prapthi”.

Kjo metaforë përfshin në ndryshimin e mënyrës së lindjes normale, gjithë spektrin e lindjes fenomenale të njeriut, lindje e cila dekoincidon me socialen, duke krijuar kështu të papriturën.

E papritura në perceptim formon dhe befasimin që shoqëron udhëtimin leximor të këtij libri.

Që në kapitujt e parë na tërheq perceptimi fenomenal, plot çudira që çrregullojnë marrëveshjen perceptive. Në këtë shpërputhje shfaqet dimensioni lirik, cinik, komik i jetës në vepër.

Një rast tipik i këtij momenti është kur autorja luan me autoritetin e babait, apo çdo lloj tjetër autoriteti.

Romani i kësaj natyre nuk ka subjekt. Ai narraton nëpër lidhjet e ceptime që ndryshojnë në çdo sekondë ngjarjen në riformulim ideje prej përjetimeve.

Kemi në fund një roman pa ngjarje me një bashkësi evidencash fenomenale  si subjekt- përceptime, ndijime, përshkrime, që anulojnë surrogatin e normës madje dhe ngjarjen në vetvete si normë shkrimi.

Ky lloj romani mund të quhet edhe Romani fenomenal.

Ai i ngjan perjetimeve që zakonisht nuk dalin në gjuhë, që flenë brenda, por që hapin rrugën me vrull në materien “Lindur së prapthi”.

Rita Petro ndryshe nga shkrimtarët që kanë një shkrim kompatibël me mendimin, ushtron një diferencë përjetuese të objektit, në shpirtin fizik.

Shpirti fizik, mendja dhe trupi, janë një trinom i njohur për shkencat e lashta të Azisë. Shpirti fizik është një intetlokutor mes mendjes dhe trupit, është fuqia, mundësia, kurajoja fizike për të ushtruar dhe përballuar.

Është pikërisht shpirti fizik i kësaj autoreje që na ka dhënë libra si “Kënga e Turmës”, ”Vrima”, etj, që e veçojnë atë në koncept, stil dhe thirror frymëzimi.

Meritë feminine apo feministe, është ky stoicizëm artistik i saj, për të mos e mohuar shpirtin fizik, për ta përdorur atë si një medium në bisedë me veten dhe me lexuesin që e tërheq vemendjen e tij.

Pikërisht ky integer, hap dritare të re në letersinë tonë, redukton mitin, hedh ura bashkimi mes trupave, sekseve, përqafimeve, në dukje të pamundura, midis natyrës dhe konvencionit, me gjuhë arti që kalon nëper shpirtin e saj femiminin e të pamposhtur fizik.

Është gjuha fizike në gjuhën e mendjes së saj që na befason, një metafizikë që nuk i shqitet, edhe në kushte më ekstreme, fizikut, shpirtit fizik.

ObserverKult

Rita Petro dhe Mimoza Ahmeti

Letër mamkës, poezi nga Mimoza Ahmeti: Mamka,mos ta lexoj këtë letër tjetërkush veç teje,jo se sekrete, por ende nuk jam e fortë plotësishtpër t’i mundur këto që po të them:

Lexo edhe:

MIMOZA AHMETI: MË PASKA MARRË MALLI TË PLEVITOSEM PËR NDONJË MASHKULL!

Nga Mimoza Ahmeti

Hollshëm
Jam në aeroport. Përballë kam reklamën e Michael Kors. T’ju them të drejtën kam vite që nuk ndjek dot modën. As i di emrat e firmave.

Është dimër dhe jam veshur trashë. Vazhdoj ta shikoj reklamën.
Një grua e re e veshur hollshëm, me një peliçe sipër.
Prapë e shikoj. E shikoj. E shikoj…
Më paska marrë malli të plevitosem për ndonjë mashkull!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult