
Liqeni i Lepurit, afër Tiranës, është një thesar natyror i fshehur mes maleve të Shëngjergjit. Me ujëra kristal, peizazh të mrekullueshëm dhe një atmosferë të qetë, ai është një destinacion ideal për adhuruesit e natyrës dhe hiking-ut malor.
Liqeni veçohet për pastërtinë dhe ngjyrën e gjelbër të ujit, ndërsa malet dhe pishat e larta krijojnë një peizazh të paharrueshëm.
Gjatë dimrit, liqeni bëhet një atraksion malor, i mbuluar nga dëbora dhe me ujë të ngrirë. Vetëm 1 orë nga Tirana, në Shëngjergj, ky liqen dhe Ujëvara e Shëngjergjit, 22 km larg qytetit, ofrojnë bukuri natyrore që tërheqin vizitorë gjatë gjithë vitit.
ObserverKult






