Liqeni i Lepurit në Shëngjergj, një nga bukuritë e Malësisë së Tiranës

Liqeni i Lepurit në fshatin Shëngjergj, shumë pak kilometra larg Tiranës, është kthyer në një destinacion për të apasionuarit pas hiking.

Ky liqen veçohet nga pastërtia dhe ngjyra e gjelbër e ujit të liqenit, por edhe nga pishat e larta, malet dhe gjelbërimi që përbëjnë kornizën e përsosur.

Liqeni i Lepurit është i rrethuar nga pishat, malet dhe kodra dhe të mahnit me ngjyrën e pastër të gjelbër.

Vetëm 1 orë nga Tirana ndodhet Shëngjergji, një nga bukuritë më impresionuese të Malësisë së Tiranës.

Pasi ke përshkuar afro 22 km nga Tirana, në krah të majtë të rrugës për në Shërgjergj, ndodhet edhe Ujëvara e Shëngjergjit, një mrekulli nga pikëpamja e peizazhit