Lirikë emocionale nga Bardhyl Londo: Roza

Bardhyl Londo itaka
Bardhyl Londo

Poezi nga Bardhyl Londo

Zemra e Rozës një lëndinë maji.
Plepat ndanë udhës
trupin e saj imitojnë.

Unë e dua Rozën.

Erë e viteve buzët do t’ia vyshkë.
Relievin e mermertë të faqeve,
përrenjtë e rrudhave
do t’ ia çajnë.

Unë do ta dua Rozën.

Ulur në majin e zemrës së saj
unë do të pi dashurinë.

ObserverKult

bardhyl londo ti ike dashuritë
Bardhyl Londo

Lexo edhe:

ARISTOTELI: ORIGJINA DHE ZHVILLIMI I POEZISË

Pikëpamjet e tij për artin e veçanërisht për poezinë, (epikën, lirikën dhe tragjedinë), Aristoteli i ka shfaqur në veprën e tij “Poetika”, e cila ka arritur deri te ne në formë të cunguar.

Por edhe me kaq a na ka mbërritur, mund të krijohet një ide e qartë mbi pikëpamjen estetike të filozofit dhe estetit të parë të madh të lashtësisë.

“Poetika” mbetet monumenti më i rëndësishëm i mendimit estetik në periudhën klasike greke.

Aty trajtohen çështjet kryesore të estetikës dhe të teorisë së artit, si: kuptimi i së bukurës, prejardhja e gjinive letrare dhe klasifikimi i tyre, marrëdhëniet e letërsisë me realitetin, parimet e vlerësimit artistik etj.

ObserverKult ju sjell kapitullin ku Aristoteli flet për origjinën e poezisë.

Origjina dhe zhvillimi i poezisë

Nga Aristoteli

Duket se poezia lindi përgjithësisht nga dy shkaqe, natyrale që të dyja. Me të vërtetë, imitimi është një instikt natyral i njeriut, i shfaqur që nga koha e foshnjërisë (njeriu ndryshon nga kafshët e tjera, se prirjen për të imituar e ka në shkallë më të lartë dhe njohuritë e para i merr me anë të imitimit); përveç kësaj, të gjithë njerëzit ndjejnë kënaqësi nga imitimet. (*Shkaku i parë shpjegon krijimin poetik, kurse i dyti shijen për poezi).

Kjo provohet nga ajo që ngjet me veprat artistike: objekte dhe qenie, të cilat, kur i shohim, ashtu siç janë në realitet, na kallin mërzitje, përkundrazi na sjellin kënaqësi, sa herë shohim fytyrat e tyre të riprodhuara, të mbaruara në mënyrë artistike, si p.sh. fytyrat e kafshëve më të përbuzura dhe ato të të vdekurëve….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU