Prej muajsh ngrirja e jetës kulturore në kryeqytet, ndoshta është rast unik, nuk shpjegohet me tjetër fakt përveçse uzurpimit politik, dhe korrupsionit qeveritar. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar duket sikur zija ka shoqëruar gjithë jetën artistike të vendit. Gjithmonë e më pak kultura po bëhet tërheqëse dhe orientuese për të rinjtë, dhe gjithnjë e më pak përfaqësuese e vendit jashtë kufinjve. Në këtë shqetësim duket se zërat janë mjaft të pakët, aq sa për t’i vënë frerët politikës. Aleanca për mbrotjen e Teatrit ndonëse ka nisur rezistencën e saj edhe pas shembjes së teatrit duke kaluar në hapa ligjore, që lidhen me denoncimin e qeverisë dhe bashkisë, sërish mbetet shpresë pakët se kjo qeveri korruptive do mund të dalë para gjyqit, dhe drejtësia të vendoset. Ana morale, ndërgjegja që ka një komb gjithmonë është lidhur me intelektualët e saj. Në këtë rast, është dëshpërues ky fakt. Por, disa edhe lëvizin duke reaguar më në fund mbi këtë ngrirje kulturore që ka mbërthyer kryeqytetin. Një prej tyre poeti Bardhyl Londo ka reaguar para pak ditësh duke shprehur shqetësimin se “ku janë ata që kërkonin prishjen e teatërit?! Kjo është një habi e natyrshme edhe pse duket vonë, por gjithsesi po del një zë nga ana tjetër e “oqeanit” intelektual, ku Bardhyl Londo vazhdon reagimin se
“Tirana ka kaq kohe qe ndryshe edhe nga kryeqytete fare te humbur te botes nuk ka fare Teater. Kjo eshte gjysma e se keqes. E keqja me e madhe eshte se nuk po flitet fare per te si per nje te vdekur te bezdisshem. Llogaritni kohen sa te perfundojne pazarlleqet per truall,tendera etj. etj., llogarisni pastaj kohen e ndertimit dhe mendoni pas sa vjetesh mund te ngrihet i famshmi Teater i ri.”
Mbi këtë reagim ka shprehur shqetësimin, dhe duke e parë dhe një sinjal aktivistët e Aleancës së Teatrit të cilët kanë reaguar se “Para disa ditësh ngritëm po të njejtin shqetësim. Tirana do të ngelet tetë vjet pa nje teatër të mirëfilltë. Teatri Kombëtar ishte aty. Mjaftonte një restaurim i tij, pasi edhe kushtet për këtë u krijuan kur u përzgjodh në shtatë vendodhjet më të rrezikuara nga Europa Nostra për vitin 2020. Por pushteti zgjodhi ta shëmbte për të ndërtuar një teatër të ri dhjetërafish më të shtrenjtë se sa restaurimi i të vjetrit. Qëllimi në fakt nuk ishte ndërtimi i një teatri të ri modern e bashkëkohor, sepse ende nuk është bërë publik projekti i tij, por grabitja e territorit të teatrit për të ndërtuar aty kullat e korrupsionit. Por a do ta ruajnë territorin e teatrit të vjetër artistët që firmosën shëmbjen e tij, siç patën premtuar kur shkuan të mbështesin pushtetin në përpjekjen e tij antikulturë!- shkruan Aleanca në Mbrotje të Teatrit, transmeton ‘standard.al’.
Me ndjeshmërinë e një qytetari Londo, duke e pasur edhe një farë përvojë politike nga zyrat e larta të shtetit, thotë se nuk prêt gjësend nga zyrtarët e lartë të atyre që ideuan dhe ekzekutuan Teatrin, por jep klithjen për ata që firmosën shembjen, pse nuk dalin për të kërkuar teatrin e ri, e madhështor siç u premtua.
“Natyrisht unë dhe shumica e kryeqytetasve nuk presim gjë nga zyrtarët e larte që ideuan prishjen e Teatrit, por pyetja që shtroj unë është: ku janë ata aktorë që nënshkruan me aq zell e entusiazëm shkatërrimin e Teatrit dhe na predikonin përralla për një teatër të ri madhështor. Ku jane ata aktorë qe u futën mish tek Erion Veliaj dhe dolën sallam? Përse nuk mblidhen përsëri dhe nënshkruajnë një peticion tjetër ku të kërkojnë ngritjen sa më parë të teatrit siç e ëndëronin ata ose siç e i urdhëruan të ëndërojnë me sy hapur?
Le ta dijë kushdo se talljen me Teatrin Kombëtar nuk do ta falë apo toleroje askush. Teatri me shume se i firmëtarëve, peticionistë është i njerëzve, qytetarëve.”, ka përfunduar Londo.
Po ashtu pak ditë më parë Londo ka pasur edhe një reagim për artistët mbështetës të politikës duke zyrtarizuar nisjen e fushatës gjashtë muaj para
Ja reagimi i plotë pa ndërhyrje: Kush e ka radhën ta përdorë Erion Veliaj?! Une televizionet pothuajse nuk i ndjek sepse e di cfare do te thone. Por nga fb mesoj se ai perdor emra te njohur publike per ti perdorur. E njoh shume mire kete praktike: atij nuk i mjafton puna qe ka bere dhe s ka si ti mjaftoje dhe perdor emra qe mund te kene nje fare ndikimi ne publik. Kete e kuptoj. Por nuk kuptjoj gjene tjeter: si ka mundesi qe keta personalitete pranohen te keqperdoren? A jane te perdorshem per cdo pushtet politik apo nuk iu mjafton emri i tyre? Pas shperdorimit qe beri me artiste te shquar te Teatrit kur e prishi,ai po vazhdon me emra te tjere. Lexova kohet e fundit emrat e Eli Fares,Artiola Toskes,Redi Jupit dhe u trishtova shume. Me sa duket keta ndjejne mungesa ne personalitetin e tyre dhe ndjejne nevojen e mbeshtetjes politike.
A kemi te bejme me nje shperdorim te personalitetit politik apo me nje skllaveri politike?
Nuk e di,nuk e di vec shija ime eshte shume e hidhur.”