Lorca: Ndjesia më e tmerrshme, të kuptosh që e ke humbur shpresën

frederico garsia lorca shoh teatri

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Frika sundon botën, e shpresa e ngushëllon./ Pierre-Marc-Gaston de Lévis

Ku mungon shpresa nuk ka më vend shqetësimi./Giacomo Leopardi

Zbrazëtia lind kur shpresa vdes./Leonardo da Vinci

Premtime të mëdha bëhen aty ku nuk ka më shpresë./Leonardo da Vinci

Dyshimi është një homazh që ne ia bëjmë shpresës./Lautreamont

Po e humbe shpresën, humbe gjallërinë që e mban jetën tënde në lëvizje./Martin Luther King

Edhe në paça ndihmuar një njeri të vetëm që të shpresojë nuk do të kem jetuar kot./Martin Luther King

Shpresa na çon më larg se frika./Ernst Jünger

Shpresa është një talent si çdo talent tjetër./Storm Jameson

Mos investo çdo gjë në shpresa të ardhshme, sepse shpeshherë, ose humbet çdo gjë, ose fiton më pak nga çfarë pret./Francesco Guicciardini

Iluzion është shpresa tashmë e shuar./Roberto Gervaso

Ndjesia më e tmerrshme është të kuptosh që e ke humbur shpresën./Frederico Garcia Lorca

Duke mos e ditur se kur do të vijë agimi, i mbaj të çelura të gjitha dyert./Emily Dickinson

Nëse shpresat janë besnike të mëdha, frikërat janë gënjeshtare të mëdha./Arthur Hugh Clough

ObserverKult

———————————

Lexo edhe:

THËNIE MOTIVUESE NGA SHARON STONE: DËSHTOVA NË GJITHÇKA, POR…

ObserverKult ua sjell disa thënie të aktores së famshme, Sharon Stone:

-Nuk dua të jem grua që “nuk plaket kurrë”. Dua të jem gruaja që po bën më të mirën në moshën e saj.

– Mendoj se një grua nuk e bën të bukur make upi apo model i flokëve, por eksperiencat e jetës së saj.

– Gratë mund të shtiren sikur po kalojnë në orgazëm, kurse meshkujt mund të shtiren përgjatë gjithë lidhjes.

– Çdokush rritet. Askush nuk do të jetë i njëjti.

– E dua karrierën time. E dua jetën time. E dua familjen time. I dua edhe njerëzit që më rrëzuan përtokë, sepse ata janë mësuesit e mi më të mirë.

– Unë kam dështuar në gjërat më të mëdha në jetë. Dështova me shëndetin tim. Dështova me martesën time. Dështova në gjithçka, por përsëri e mblodha veten dhe vazhdova përpara.

– Lumturia e vërtetë buron përbrenda. Askush nuk mund të ta japë atë.

– S’e mendoj se dikush që është divorcuar, mund të ketë thënë ndonjëherë se divorci është diçka e lehtë, diçka gazmore, ose se…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.

ObserverKult