Mbrëmë ka vdekur pas infektimit me Covid-19, aktori i mirënjohur Luran Ahmeti.
Shqiptarët i tronditi dje lajmi për vdekjen e Luran Ahmetit. Aktori është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, si pasojë e infektimit me një variant të ri të koronavirusit.
Luran Ahmeti luajti në shumë seriale të ndryshme dhe të njohura.
Që në vitin 1998 luajti në Puppet Show ndërsa më 2001 në Stories about Love .
Ai luajti rolin e bashkëshortit të motrës së sulltanit, Husrev Pashës në serialin e “Sulejmani i Madhërishëm” apo “Lugina e ujqërve”
Ai la prapa vetës një bagazh të gjerë të profesionalizmit artistik në botën e filmit, i cili ka luajtur në shumë filma e seriale turke si, “Mutlu Ol Yetler”, “Elveda Rumeli”, “Son Yaz Balkanlar”, “Bahar Dallari”, “Limonata”, “Aci Kiraz”, “Kurtlar Vadisi”, “Güzel Günler Görecegiz”, “Hayde Bre”, “Reis”, “Tek Başımıza” etj.
Po ashtu, ndër sukseset më të mëdha të aktorit ka qenë edhe roli i tij në filmin e famshëm amerikan, ‘Taken’.
Ka qenë aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit.
Gjithashtu ka qenë pjesë e serialit “O sa mirë”, në rolin e profesorit të Historisë.
Për punën dhe talentin ishte vlerësuar shumë herë dhe me çmime të rëndësishme.
Shumë personazhe të njohura dhe bashkëpunëtorë të tij, e kujtuan atë përmes fotografive të ndryshme dhe disa vargjeve. Për vdekjen e tij shkruan edhe mediat turke.