“Luba”, një histori tragjike dashurie

“Luba” është një playback theater, për herë të parë në skenën shqiptare.

I krijuar fillimisht në Amerikë nga Jonathan Fox dhe Jo Salas në vitin 1975, playback theater është një teatër i ndërtuar mbi interaktivitetin me spektatorët. Janë histori që tregohen nga spektatorët, ato që një grup aktorësh improvizojnë edhe në skenë.

“Luba” është historia tragjike e një gruaje të huaj, martuar me një shqiptar. Ngjarje dhe histori të viteve ’60-70 vijnë në skenë përmes parodizimit të sistemit diktatorial dhe shpërfaqjes së thelbit të tij kriminal.

Nga sot 20 janar deri të dielën 19:00 në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”./euronews.al


Lexo edhe:

LEGJENDA E TEATRIT

Një vepër arkitekturore si Teatri Kombëtar asnjëherë nuk ka qenë kauza e masave. Përse?

Teatri është momenti kur qenia njerëzore bëri hapin e madh drejt civilizimit, erdhi në skenën e shoqërisë njerëzore për të luajtur rolin e tij emancipues.

Nuk është kërkuar ndonjëherë zëri i popullit mbi arkitekturën e stacionit qendror të trenit në Paris, në Romë, në New York, dhe as në Tiranë gjithashtu, pale më të pyeteshin masat apo aktorët e historianët për teatrin kombëtar.

Në kohën e mbretërive ndërtimi i një ndërtese të denjë për teatër kombëtar ndërmerrej nga Institucioni mbretëror, ishte e drejtë e pashkruar në dokumentat themeltare të mbretërisë, as që mund të kalohej nëpër mend se duhej kërkuar mendimi i aktorve, i punonjësve të skenës, atyre të ndriçimit, madje nuk vendoste as kryetari i bashkisë së kryeqytetit.

Teatri kombëtar përfaqësonte madhështinë e kurorës mbretërore…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU