Nga: Luciana Littizzetto
“Dikur, nuk isha e martuar, ndaj nuk mund të birësoja dot fëmijë. Kështu që mendova të rrisja fëmijën e dikujt tjetër, njësoj sikur ta kisha fëmijën tim. Kjo është një mënyrë e preferuar në Itali, ku nëse nuk ke apo nuk bën dot fëmijë, ke mundësinë të rrisësh fëmijën e dikujt tjetër, i cili nuk ka mundësi (kryesisht ekonomike) për ta rritur. E kisha të ngulitur në mendje idenë se duhet të kujdesesha për një fëmijë përgjatë gjithë jetës sime.
Nuk e kisha parashikuar asnjëherë, se do të ishin dy fëmijë në vend të njërit. Ishin vëlla e motër, 9 dhe 12 vjeçe, të cilët nuk donin të ndaheshin nga njëri-tjetri. Kështu që u bëra nëna e të dyve, edhe pse kjo do të thoshte dyfish përgjegjësi. Por kur ndodhesh në një situatë të tillë, çfarë bën? Përshtatesh.
Unë doja të isha nëna perfekte. Të gjithë më jepnin këshilla se si të isha e tillë, por arriti një moment kur kuptova se nuk po ia dilja dot. Kur bëhesh nënë në mënyrë natyrale, gjërat mësohen pak nga pak. Unë ndonjëherë ndihesha e humbur. Më pas kuptova se për të qenë nëna e duhur, duhej thjesht të jesh vetvetja dhe nga aty, gjithçka shkoi shumë më mirë.
Më kanë thënë shpesh: “Nuk janë fëmijët e tu. Nuk i ke lindur ti”. E çfarë rëndësie ka? Fëmijët e tu janë ata që i rrit dhe i ke në zemër, jo ata që domosdoshmërisht duhet t’i lindësh vetë. Janë ata për të cilët qan, për të cilët buzëqesh, për të cilët merakosesh. Për mua, ata janë kuptimi i jetës sime. Ka qenë sigurisht e vështirë, por rritja e fëmijës së dikujt tjetri është një eksperiencë që do ta zgjidhja sërish dhe që ia këshilloj të gjithave”.
ObserverKult
Lexo edhe: