Lucio Dalla: Ta dua të mirën, paskaj (Ti voglio bene assai) teksti në shqip dhe video

Këtu ku deti shndrit,
Dhe fuqishëm fryn era,
Në tarracën e vjetër,
pranë Gjirit të Surrientos,
Dikush të dashurën përqafon,
Pasi kishte qarë e dënesur,
pasi zëri i kthjellet, këngën rifillon.

Ta dua të mirën paskaj,
Shumë, shumë, kjo dihet.
Është një zinxhir, prandaj
Me ngjyrën e gjakut shkrihet.

N’mes të detit një dritë kish parë,
kujtoi netët nga Amerika,
Por ishin vetëm ca fanarë,
gjurmët e bardha nga helika.
Ndjeu dhimbjet nga muzika,
nga pianoja bëri të ngrihej,
por kur pa që dilte, hëna nga një re
edhe vdekja e ëmbël iu duk,
shikoi vajzën thellë në sy,
ata sy jeshilë si deti,
pastaj befas i doli një lot
i bindur se mbytjen gjeti.

Ta dua të mirën paskaj,
Shumë, shumë, kjo dihet.
Është një zinxhir, prandaj
Me ngjyrën e gjakut shkrihet.

Fuqia e këngës lirike,
ku çdo dramë një falso duket,
që me pak dredhi e një mimike,
n’diçka tjetër shndërrohet.
Por dy sy që të shikojnë
Kështu nga afër dhe të vërtetë
Të bëjnë t’i harrosh fjalët
t’i ngatërrojnë idetë.
K’shtu që gjithçka bëhet e vogël
edhe netët e Amerikës,
kthehesh dhe shikon jetën,
pas gjurmës së helikës.
Po, qenka jeta në mbarim
dhe aq shumë nuk mendoi,
madje, e përshkoi një gëzim
dhe sërish këngës ia filloi.

Ta dua të mirën paskaj,
Shumë, shumë, kjo dihet.
Është një zinxhir, prandaj
Me ngjyrën e gjakut shkrihet.

Përktheu: Lirim Alija