Ludwig van Beethoven, ja kur i komponoi veprat më të rëndësishme

Në dhjetorin e vitit 1770 në Këln të Gjermanisë lindi Ludwig van Beethoven – kompozitor e pianist – figurë e rëndësishme në tranzicionin midis epokave klasike dhe romantike të muzikës, mbetet nga më të famshmit dhe më me ndikim i të gjithë kompozitorëve.

Veprat e tij më të njohura janë 9 simfoni, 5 koncerte për piano, 32 sonata dhe 16 kuartetet, si dhe muzikë dhome, vepra korale dhe këngë.nAi u pagëzua më 17 dhjetor 1770 në Bon, Gjermani dhe vdiq më 26 mars 1827 në Vjenë, Austri….

…Nuk ka datë të saktë të ditëlindjes së tij por dihet se është pagëzuar me 17 Dhjetor. Emri Beethoven rrjedh nga shekulli XVII në Holandë. Fjala holandeze “beet” do të thotë bahçe. Fjala tjetër “hoven” do të thotë kopsht, jo vetëm toka, por edhe ndërtesa në të.

Mësimet

Beethoven-i filloi hapat e parë të muzikës nën përkujdesjen edukative të babait të tij i cili ishte i varur nga alkooli dhe që besohet se e ka rrahur gjatë mësimeve. Talenti i tij ishte shfaqur mjaft herët dhe ai kishte mësuar aq sa për të interpretuar në moshën 7 vjeçare. Babai i tij, i cili gjithashtu ishte një muzikant, mundohej që Beethoven-in ta bënte një gjeni si Mozartin në moshën e tij fëmijërore.

Në vitin 1779 Beethoven-i u bë nxënës i Christian Gottlob Neefe, i cili i mësoi atij kompozimin. Beethoven-i shpejt mësoi të punojë me Neefe-në si asistent organist, së pari pa pagesë e pastaj edhe si i punësuar. Më 1787, Beethoven-i udhëtoi në Vienë duke shpresuar se mund të studiojë me Mozart-in.

Disa thonë se ai interpretoi para Mozart-it dhe i ka lënë përshtypje, por mësuesit e asaj kohe thonë se nuk është e vërtetë. Por pas 2 javësh në Vienë, ai merr vesh se e ëma është e sëmurë, kështu që detyrohet të kthehet në Bonn. Pas një kohe, nëna e tij vdes dhe babai i tij thellohet edhe më tepër në alkoolizëm.

Si rezultat, ai detyrohet të përkujdeset për dy vëllezërit e tij më të vegjël dhe i kalon 5 vjetët e ardhshme në Bonn. Më vonë, më 1792 ai u kthye përsëri në Vienë. Ai nuk ju përkushtua menjëherë kompozimit. Vendosi të studionte dhe të ushtronte në piano. Duke punuar nën drejtimin e Jozef Hajdn-it ai arriti aq shumë sa që vendosi të ndjekë edhe orë mësimi për violinë.

Paraqitja e tij e parë publike në Vienë ndodhi në vitin 1795, me koncertin e tij të parë në piano. Gjatë karrierës së tij, Beethoven-i më shumë i kushtoi rëndësi pianos solo, simfonive e më vonë edhe zhanreve të tjera.

Fillimet

Beethoven ishte i njohur për të qenë i jashtezakonshëm në improvizim, një dhunti përmes të cilës ai krijoi një mori kompozimesh gjatë jetës së tij. Kompozitori Johann Baptist Cramer, një bashkëkohës i Beethovenit, njëherë tha, “nëse nuk e keni dëgjuar Beethovenin të improvizojë, nuk keni dëgjuar improvizim fare”.

Deri në vitin 1783, në moshën 12 vjeçare, Beethoven publikoi kompozimin e tij të parë zyrtar – një grup prej nëntë variacionesh për piano. Jo vetëm që këto ishin të shkruara në C minor, një zgjedhje e pazakontë për kohën, ata gjithashtu janë shumë të vështirë për të luajtur.

I shurdhër

Jeta e rritur e Beethoven është shënuar nga një luftë heroike për të vazhduar karrierën e tij si muzikant dhe kompozitor, pavarësisht shurdhimit në rritje. Nga mosha 25 vjeç, dëgjimi i tij filloi të binte, me 27 ai filloi të dëgjonte gumëzhimë të vazhdueshme dhe ai e humbi dëgjimin e tij tërësisht kur ishte 46 vjeç.

Megjithëse ai përfundimisht u tërhoq nga interpretimi në piano për shkak të humbjes së dëgjimit, ai vazhdoi të shkruante gjatë gjithë jetës së tij. Beethoven në fakt prodhoi disa nga veprat e tij më të rëndësishme gjatë dekadës së fundit të jetës së tij, kur ai ishte plotësisht i shurdhër.

Edhe pa dëgjimin e tij, Beethoven pati një aftësi të përsosur krijimi. Ai me siguri do të shkonte për shëtitje të gjata, në të cilat ai do të improvizonte fraza tepër të ndërlikuara në kokën e tij, duke i shënuar ato në fletoren e tij duke ecur.

Vepra

‘Ylli’ i Bethoven në trotuar në qendër të qytetit të Vienës. Me ndihmën e elektorit, që ishte Princi në pushtet në atë kohë, Beethoveni shkoi përsëri në Vienë në 1792. Beethoveni nuk e paraqiti veten si kompozitor menjëherë, por iu përkushtua studimit dhe pianos. Ai po ashtu mori leksione në violinë nën mbikqyrjen e Joseph Haydn.

Beethoveni mori një reputacion si një profesionist duke luajtur në sallat e fisnikërisë ku shpesh luante veprat e Bach-ut. Me shkuarjen e Joseph Haydn në Angli në vitin 1794, Beethoveni pritej që të shkonte në shtëpi, por ai qëndroi në Vienë që t’i vazhdonte mësimet e tij. Edhe pse bursës së tij i kishte kaluar afati, shumë fisnikë e dalluan talentin e tij dhe i dhanë ndihma financiare.

Beethoveni e kishte paraqitjen e tij të parë para publikut të Vienës në vitin 1795 me koncertin e tij të dytë për piano. Gjatë fillimit të karrieres së tij ai më së shumti merrej me piano solo. Seria e tij e famshme e 32 soneteve për piano daton para vitit 1802 ku më e njohura është “Pathétique”. Të gjithë muzikantët pajtohen se veprat e hershme të Beethoven-it ishin shumë te ngjashme me ato të Hayden dhe Mozartit. Rreth vitit 1801 Beethoven filloi ta humbiste dëgjimin. Ka histori që gjatë premierës se Simfonisë së Nëntë i është dashur që të kthehej nga publiku që të shikonte apllauzin e tyre.

Duke mos dëgjuar asgjë nga fund i vitit 1802 ai ra në depresion dhe tentoi të bënte vetvrasje. Ai la Vienen për nje qytet të vogël Austriak, Hailkengstand, ku vazhdoi të jetojë përmes artit të tij. Ai vazhdoi të kompozonte edhe pse gati nuk dëgjonte asgjë. Pas një tentimi të dështuar që të luante vetë vepren e tij Piano Concerto Nr.5 ‘Emperor’ ai nuk luajti më asnjëherë para publikut Rreth vitit 1803 Beethoveni deklaroi “Nuk jam i kënaqur me punën time deri tani, duhet të ndjek një rrugë të re”.

Hapin i tij të parë të madh e bëri me simfoninë “Eroica” në E flat e cila ishte shumë më e madhe se çdo vepër e asaj kohe. Edhe pse nuk u prit mirë nga kritika, vepra prapseprapë ishte e suksesshme. Në atë kohë Beethoveni shkroi Simfonitë nga 3 deri ne 8 gjithashtu sonatat Waldstein dhe Appassionata si dhe operen Fidelio dhe shume kompozime te tjera. Në vitin 1810 Beethoveni u nderua nga E.T.A. Hoffman si nje ndër tre kompozitorët e mëdhenj dhe e quajti Simfoninë e Pestë si veprën më të rëndësishme të kohës. Ne vitet e fundit te jetes se tij ai filloi te studionte veprat e Bachut dhe Hendelit se dhe shkroi Simfonin e tij te Nëntë, ndoshta vepren më të mirë të tij.

Fan Noli, një biografi për Beethoven-in

Në Boston, më 1947, Fan Noli botoi monografinë “Beethoven and the French Revolution” duke mbrojtur argumentin se Revolucioni Francez dhe idetë republikane patën ndikim të thellë në muzikën e Beethovenit. Noli, i njohur si republican dhe anti-monarkist, thotë se kompozimet më të dobta të Beethovenit janë ato të krijuara në Vienë gjatë periudhës perandorake, kur kompozonte me kontratë për princër e perandorë, thjesht për para. Biografët thonë se Beethoveni ishte tërhequr nga idealet e Iluminizmit.

Në vitin 1804, kur ambiciet perandorake të Napoleonit u bënë të qarta, Beethoven i fshiu fjalët e përkushtimit për Bonapartin nga simfonia e tretë; më vonë ai ndryshoi edhe titullin (Sinfonia heroike për të festuar kujtimin e një njeriu të madh), dhe ia ripërkushtoi atë mbrojtësit të tij, Princit Jozef Franz von Lobkowitz, në pallatin e të cilit sinfonia e tretë u interpretua për herë të pare. Beethoven jetoi në Vjenë deri në vdekje (1827). Kritikët thonë se shumë nga veprat e tij më të admiruara vijnë pikërisht nga kjo periudhë nën ndikimin perandorak.