Lufta në Irak- SHBA kthen 17.000 artefaktet origjinale

Sa madhështor që është dhe trim i çartur/dhe mendjemprehtë sa fort ka qëlluar,/të rinj e t’ vjetër, t’fortë e të ligj/për mbretin duhet të gjithë të punojnë/shkëlqimi i Urukut duhet t’shndrisë/më fort se n’çdo qytet mbi këtë tokë” …

Një mbishkrim me pjesë nga poema “Eposi i Gilgameshit”- legjenda babilonase, gati një mijëvjeçar më e hershme se shkrimet e Homerit – dhe mijëra objekte të tjera të çmuara nga lashtësia, u grabitën pas pushtimit amerikan të Irakut, në vitin 2003.

Historiani irakian Abdullah Khorsheed Qader, kushtuar arkeologjisë prej vitit 2000, kur filloi studimet master në universitetin “Salah-al-Din” në Erbil, Irakun verior, ku u bë më pas, profesor në departamentin e arkeologjisë.

Si studiues dhe drejtor i Institutit irakian për Ruajtjen e Antikiteteve dhe Trashëgimisë, Qader është i lumtur që vendit të tij do t’i rikthehen thesaret e lashta nga SHBA. “Ndihemi mirë dhe plot shpresë, për shkak të përgjigjeve pozitive nga pala e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” – tha ai, për DW.

Së fundi, SHBA njoftoi se po kthente rreth 17,000 objekte arkeologjike në Irak.

Këto, rreth 4,000 vjet të vjetra, nga periudha sumeriane, u kthyen të enjten në fluturimin e kryeministrit irakian Mustafa al-Kadhimi, i cili, ishte në Uashington DC, për një takim me presidentin amerikan, Joe Biden.

Duke e quajtur kthimin si “të pashembullt”, ministri irakian i Kulturës, Hassan Nazim, tha se ishte “kthimi më i madh i antikuareve në Irak” dhe “rezultat i përpjekjeve disamujore të autoriteteve irakene në lidhje me ambasadën e tyre në Uashington,” –  u cilësua në deklaratën për shtyp deklarata.

Në vitin 2018, qeveria britanike ktheu artefaktet e lashta, që u morën në mënyrë të ngjashme, pas pushtimit amerikan e që më pas, u shfaqën në Angli./(konica.al)