Lugina e Arvanit në Francë, atje ku gjendet xhubleta e Shqipërisë

“I vetmi shembull i këtij lloji të ndërtimeve të skajeve që unë njoh, është Xhubleta e Shqipërisë. Pse këto dy rajone të palidhura, të ndara gjerësisht, përdorin në mënyrë unike këtë metodë ndërtimi, nuk kam asnjë ide.” – shprehet studiuesi i kostumeve folklorike, Roman K., kur analizon metodën e prodhimit të veshjes së Luginës së Arvanit.

Në mes të Savoies, në rajonin e Auvergne-Rhone Alps të Francës, shtrihet lugina e quajtur “Lugina e Arvanit” (Vallee des Arves), që njihet nga shumë më tepër toponime: Alb / Arb / Arv – që rrjedhin nga fisi Arverni, një fis i madh antik kelt, nga të cilët është emërtuar edhe rajoni Auvergne.

Ajo që është interesante se këta njerëz në këtë rajon kanë një veshje popullore tejet të ngjashme me malësorët shqiptarë!

Shohim kostumet folklorike të veshura nga gratë nga fshatrat në “Luginën Arvan” (Vallée de l’Arve) të rajonit Auvergne-Rhône-Alpes të Savoie, Francë.

Emri Auvergne rrjedh nga një fis i lashtë kelt, i quajtur “Arverni”. Ky kostum folklorik është i famshëm për veçantinë dhe ndryshe nga kostumet e tjera folklorike në rajon dhe veshjet e tjera popullore franceze në përgjithësi, transmeton ‘konica.al’.

Ndryshimi me veshjet e tjera popullore franceze, sugjeron një ndikim të jashtëm ose të ndryshëm në kulturën materiale.

“Xhubleta”, fustani unazor, në formë kambanash të veshur nga gratë shqiptare është një veshje e veçantë shqiptare dhe asgjë nuk i afrohet asaj, për nga ngjashmëria, apo ndërtimi. Nuk vishet nga ndonjë grup tjetër etnik në Ballkan, Evropë ose kontinentet fqinje.

Ajo është e veshur kryesisht në rajonin e Malësisë së Madhe, të territoreve shqiptare.

Xhubleta është ndërtuar në një mënyrë shumë specifike, me teknika dhe materiale arkaike që janë përdorur që nga kohërat e lashta.

Në rini, xhubleta është me vija të bardha dhe të zeza, ndërsa bëhet e zezë në tërësinë e saj, vetëm një herë, kur një grua martohet. Në disa rajone thuhet se xhubleta e kuqe ishte ishte veshur në ditën e dasmës.

Xhubleta është shumë e rëndë, për shkak të materialit prej leshi të trashë e të tendosur, dhe arrin deri në 15-20 kg, me të gjitha zbukurimet dhe pjesët përbërëse të veshura së bashku.

Nëse krahasojmë kostumet dhe pjesët përbërëse që shohim, pothuajse të gjitha tiparet e dallueshme të Xhubletës janë ruajtur në kostumet e Luginës së Arvanit, ndërsa zëvendësuan disa tipare dhe materiale arkaike, duke humbur atë bardhezi të veshur (megjithëse në Luginën e Arvanit, veshja e të rinjve është gjithashtu me ngjyra).

Veshja në formë këmbane bëhet me rripa që qepen njëri pas tjetrit, secili më e gjatë se i mëparshmi, çfarë e bën rrobën karakteristike më të gjerë drejt fundit. Në Luginën e Arvanit shiritat janë bërë më të imtë, ndërsa Xhubleta ka ruajtur formën më arkaike, me shirita të gjera.

LEXO EDHE: Xhubleta, shkallë e lartë e kulturës dhe e shijes për të bukurën