Lugina e Shkrelit, thesari mes Alpeve

Miqtë e Alpeve, përveç organizimeve që bëjnë për të shijuar bukuritë e natyrës, kohët e fundit kanë nisur të promovojnë edhe vende të tjera që kanë qenë jashtë vëmendjes jo vetëm të autoriteteve por edhe të vizitoreve vendas dhe të huaj.

Një prej këtyre vendeve, është Lugina e Shkrelit në Malësi të Madhe. Një panoramë e mrekullueshme mes Alpeve, që ka qenë e atyre prej shekujsh. Por që është pak e zbuluar dhe e vizituar.

Vizitorët shprehen të kënaqur me bukuritë e natyrës. Ndërsa zonën e shikojnë me potencial për zhvillimin e turizmit malor.

Mes vizitorëve ka edhe persona që i kanë vizituar apo kaluar këto male, por që çuditërisht nuk e kishin shijuar dot luginën e Shkrelit.

Tanimë këto takime dhe festa në këtë zonë pritet të bëhen më të shpeshta me qëllimin kryesor promovimin e tyre dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e turizmit.

——————-

Lexo edhe:

LUGINA E ARVANIT NË FRANCË, ATJE KU GJENDET XHUBLETA E SHQIPËRISË

“I vetmi shembull i këtij lloji të ndërtimeve të skajeve që unë njoh, është Xhubleta e Shqipërisë. Pse këto dy rajone të palidhura, të ndara gjerësisht. Përdorin në mënyrë unike këtë metodë ndërtimi, nuk kam asnjë ide.” – shprehet studiuesi i kostumeve folklorike, Roman K. Kur analizon metodën e prodhimit të veshjes së Luginës së Arvanit.

Në mes të Savoies, në rajonin e Auvergne-Rhone Alps të Francës, shtrihet lugina e quajtur “Lugina e Arvanit” (Vallee des Arves). Që njihet nga shumë më tepër toponime: Alb / Arb / Arv – që rrjedhin nga fisi Arverni. Një fis i madh antik kelt, nga të cilët është emërtuar edhe rajoni Auvergne.

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU