Këngëtari, Luis Fonsi, ka folur së fundmi rreth famës që mori nga bashkëpunimi me Daddy Yanke për këngën “Despacito”.
Luis ka rrëfyer se kjo këngë e ndihmoi shumë në karrierën e tij dhe e ka quajtur si “një bekim nga Zoti”.
”Derisa njerëzit të lodhen dhe të ndalojnë së kërkuari atë, unë do ta këndoj atë”, u shpreh këngëtari, transmeton ‘lapsi.al’.
Mirëpo ai ka zbuluar se përveç benefiteve “Despacito” i ka sjellur dhe shqetësime.
“Me të njëjtën kitarë, në të njëjtën studio, me të njëjtat dyshime dhe emocione si çdo herë tjetër. Falë saj, unë solla muzikën dhe gjuhën time në Azi, Australi, Rusi, takova shumë njerëz dhe shumë kultura. Por kënga gjithashtu solli disa shqetësime në jetën time. Disa javë para se kënga të dilte në treg, lindi djali im. Kisha ndjenja të përziera, unë duhet të isha në krye profesionalisht, dhe në të njëjtën kohë i humba hapat e tij të parë. Më kushtoi shumë ”, zbuloi Fonsi.