Luiz Ejlli akuzon Adi Krastën: Lekët e fitores së “Etheve” nuk i mora kurrë…

Si rrallë herë ose me saktë për të parën herë, Luiz Ejlli është ulur dhe ka folur për jetën e tij. Pa debat, pa ironi, vetëm pak shaka dhe shumë kujtime nga e shkuara.

Gjatë rrëfimit nuk kishte si të mos e cekte atë pjesë të jetës që kaloi tek të famshmet “Ethet e së Premtes” me Adi Krastën ku edhe u shpall fitues i një edicioni.

Mes emocioneve se si u shpall fitues, Luizi pyetet në mori ndonjë çmim dhe ai tha se çmimi i parë merrte 10.000 euro, një udhëtim çift në Antalia dhe 3 muaj në Cambrige.
Çfarë mori ai?
Asgjë!
“Blenë makina e fuoristrada Adi me shokë”, thotë ndër të tjera këngëtari, Luiz Ejlli./tirananews.al


Lexo edhe:

TË MARROSUR PAS BIG BROTHER/MEVLAN SHANAJ: SOT NË SHQIPËRI PO BËHET DHUNË KULTURORE

Kineasti ynë i njohur, Mevlan Shanaj, dha një intervistë për dritare.net ku foli për çështje të ndryshme. Ndër të tjera foli edhe për Big Brother.

“Sot në Shqipëri po bëhet dhunë kulturore. Është një gjenocid. Ky formatim social, i paditur, i painformuar, do të bjerë viktimë që të shikojë Big Brother-in…

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU