Luiza Xhuvani dhe Kristian Koroveshi mbrëmje lutjeje për më shumë paqe, gëzim edhe shpresë

Një mbrëmje lutjeje në këtë periudhë të vështirë që është duke kaluar e gjithë bota për shkak të pandemisë Covid 19, por edhe për më shumë shpresë e gëzim në këto ditë festash, bëri sërish bashkë artistët Luiza Xhuvani dhe Kristian Koroveshi në kishzën “Lindja e Krishit”, tek katedralja ortodokse.

Ndërthurja e tekstit fetar me poezi të Ilirian Zhupës, Timo Fllokos dhe Johan Vupës nga artistët, duke iu lutur figurës së shpëtimtarit për Vitin e Ri 2021, për më shumë dashuri paqe mes njerëzve.

 “U bëmë bashkë për t’iu lutur Krishtit, në formë artistike dhe sociale që në ditë të tilla, siç janë ditët e festave, të bëhen bashkë të gjitha dimensionit të qenies së njeriut, arti, besimi dhe shpirti. Edhe vet besimi është një akt dashurie, kjo është një dashuri për veten, për Zotin, se njeriu vjen në kishë për të pasur gëzim edhe shpresë. Kjo ishte ideja ime”, rrëfen Koroveshi, i cili është edhe ideatori i këtij projekti.

Ndonëse një mbrëmje lutjesh, por ku u bën bashkë artistë edhe këngëtari i muzikës bizantine, Theodhor Pecit dhe At Anastasin, si në një liturgji fetare, për të uruar të gjithë njerëzit për më shumë mirësi

 “Unë uroj që të ketë sa më shumë dritë, dashuri, paqe dhe shpresë. Një nga pjesët që ne interpretuam ishte, “Më më shumë se gjithçka më tremb jo vdekja, por humbja e shpresës”. Njeriu ka nevojë për shpresë dhe besim tek vetja mbi të gjitha, e më pas ta kërkojë te fuqitë hyjnore edhe ta përcjellë dhe tek të tjerët”, përfundon aktori.