Luiza Xhuvani i rikthehet sërish skenës, Ndriçim Xhepa ‘partneri’ i saj në mbrëmjen poetike

Pas një shkëputje disa mujore, pas vdekjes së bashkëshorit të saj, Gjegj Xhuvanit, Luiza Xhuvani i rikthehet sërish skenës. Këtë herë jo në një rol në një dramë apo komedi, por në një mbrëmje poetike. Me parnerin e saj skenik, Ndriçim Xhepën, Xhuvani do t’i dhurojë sërish emocione publikut.

“Mbrëmë i përshpërita një ylli”, është vepra e përzgjedhur nga aktori i ri Krisitian Koroveshi, që bën bashkë dy mjeshtrat e skenës, Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa. “Tre aktorët e skenës shqiptare premtojnë emocione të papërsëritshme në këtë natë të teatrit të poemës dramatike. Ju ftojmë në një darkë për dashurinë, dialog poetik për jetën dhe një rrëfim i shpirtit”, thuhet më tej.

JOFTIMI I PLOTË

Aktori Kristian Koroveshi me “Mbrëmë i pëshpërita një ylli” ngjit në skenë Luiza Xhuvani dhe Ndricim Xhepa.  Të enjten në datën 7 nëntor 2019, në orën 19:00 publiku kryeqytetas do të shijojë interpretimin e dy mjeshtrave të skenës, Luiza Xhuvani e Ndriçim Xhepa dhe aktorit të ri më të mirë i vlerësuar me këtë çmim në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, Kristian Koroveshi. 

Lirika e dashurisë së Rumit, mishëron njeriun si qenie humane dhe si një vepër e natyrës, vjen në skenën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Tre aktorët e skenës shqiptare premtojnë emocione të papërsëritshme në këtë natë të teatrit të poemës dramatike. Ju ftojmë në një darkë për dashurinë, dialog poetik për jetën dhe një rrëfim i shpirtit.