Lul Beshaj: Du veç ta dish, se t’kam dashtë sa duhet drita…

gabrielë aeroport babi te do fort, poezi nga Lul Beshaj

Nga Lul Beshaj

Gabrielë,
Shpirti em. Dita mbylli veten e la ashtu n’kanatat e mallit pritjen për zanin tand. Zabukura eme, ajri asht i ftohtë, si friga jote para pragut të zemrës. Zemra asht aty e ti, m’u ballë saj tuj kundrue gjithë andrrat e saj, për ty. Mos hy, mos i zgjo fëmijët e bamun mall nga pakoha.


Gabrielë, ana ime me frymë, deshta me t’pa. Me t’i pa retë e trishtit e me t’i puth me sy të lodhun të ballit tem. Sa shumë du me t’shkrue në lëkurën e bardhë të dritëikjes mallin.

Gabrielë, na jena ikanak prej vedit. Ama prej vedit që duem me e pas jo. Për dheun që na mban e na merr Gabrielë, zemra eme nuk ka me pas najherë lule ma të kandshme se sa zemra jote në rrahje të saja.

Du veç ta dish, se t’kam dashtë sa duhet drita. Najherë edhe ma fort. Andaj asht ora me u puth n’sy Gabrielë.
T’kam, unë.

ObserverKult


Lexo edhe:

MARSEL LELA: DIÇKA ME RËNDËSI