E dashtun Gabrielë,
Deshta me e matun zemrën me qiellin e me pa a mundet me u mat qiella me përmalljen e saj për ty. Qe besa, fjala kajherë e vret brendinë e ndjesinë. Mue m’dhemb me mendue se jena të mbarimtë. A e din sa herë i jam mburrun qiellit se zemra eme asht ku e ku ma e madhe se aj’, se zemra jeme të don ku e ku ma fort se tanë hapësira e koha.
Gabrielë,
E heshtun ka me kenë goja eme, por jo zemra eme për ty. Ti ia mësove gjuhën e syprinave të shpirtit dashnisë. Nëse ndodh najherë që më harron, bëje, veç dije se kurrë ma nji qiell nuk ka me të dashtë sa grushti me frymë në kraharorin tem.
Ruama zemrën,
Yti, vetja që të do.