Lumi i filmit “Shok” nënshkruan kontratën e parë si aktor i pavarur

Lum Veseli, aktori i njohur për rolin në filmin “Shok”, ka nisur një rrugëtim të ri në karrierë.

Ai ka nënshkruar kontratën e parë si aktor i pavarur (rritur), me të cilën merr një hap të rëndësishëm si aktor.

Këtë gjë e bëri të ditur Besnik Krapi, përmes një postimi në Instagram, ku edhe publikoi një foto pranë Lumit, transmeton ‘rtklive’.

“Lumi sot e ka nenshkru kontraten e pare si i pavarun/rritun! Prej filmit SHOK su ndal tu punu. I uroj shume suksese e kontrata te tjera! Lum, lum na per ty  “, ka shkruar ai.