Lutfi Dervishi: Faji nuk mbetet (në asnjë rrethanë) jetim

lutfi dervishi gazetarit rrogën skënderbeu

Nga Lutfi Dervishi


Për vrasjet e ka fajin TIKTOK!
Për pensionet e ka fajin biznesi!
Për korrupsionin e kanë fajin frutangrënësit!
Për shëndetësinë e kanë fajin ato mjekë që nxijnë bluzën e bardhë!
Për arsimin fajin e kanë të rinjtë që nuk lexojnë!
Për trafikun e kanë fajin makinat!
Për drogën e kanë fajin trafikantët!
Për moralin e ka fajin teknologjia!
Për mos mbarimin e rrugëve fajin e ka gjeologjia!
Për krimin e kanë fajin kriminelët!
Për përmbytjet e kanë fajin ndërtimet pa leje!
Për zjarrin e kanë fajin barinjtë!
Për çmimet e larta e ka fajin lufta në Ukrainë!
Për gjithçka tjetër që shkon keq e ka fajin opozita!

ObserverKult


Lexo edhe:

LUTFI DERVISHI: PO SIKUR TË PROVONIM AGJËRIMIN DIGJITAL?