“Lutfi Lepaja shpërfill e tallet me jetën e me vdekjen, me dashurinë e urrejtjen”

Nga Jusuf Buxhovi

Shkrimtari ynë i njohur, Lutfi Lepaja, së voni doli me kompletin prej katër veprash, ku përfshihen: “Poezitë apo vargjet”, “Tregime dhe anekdota”, ”Esetë apo qasje” si dhe ”(Meta)kritika”.

Kompleti, si i tillë (poezi, tregime, ese dhe kritka), në njëfarë mënyre, përfaqëson kornizën e “bredhjes” së autorit nëpër zhanret e ndryshme të letërsisë, ku ai për më shumë se një gjysmë shekulli ka krijuar individualitetin letrar mbi qasjen ironike, si një emblemë dalluese.

Andaj, është i qëndrueshëm vlerësimi i kritikut letrar Adem Gashi se “Lutfi Lepaja  vjen në letërsi, në mos i vetmi, pothuesje nga të rrallët, si nga një bunker misterioz mbushur me ironi e cinizëm.

Ai shpërfill e tallet me jetën e me vdekjen, me dashurinë e urrejtjen, me njerëz miq e me miqtë-armiq, me botën e sendeve e të kafshëve”.

Me këtë rast i rëndësishëm për portretizimin sa më të shkurtër të veprës së Lepajës është edhe vlerësimi i Ramë Oracës se “në themel të dilemës syë këtij shkrimtari  qëndron konflikti mes konkretes dhe të përgjithshmes, aktuales dhe të përjetshmes, pavarësisht nga rrethanat e veprës së tij.”

Në këtë komplet, krahas poezisë dhe prozës së përzgjedhur, Lepaja sjell edhe qasjen eseistike ndaj proceseve dhe fenomeneve socio-kulturore si dhe vlerësime kritike për veprat e autorëve të ndryshëm, me çka krijuesi dioptrisë krijuese (poezi-prozë) ia bashkangjet edhe atë vrojtuese-kritike, me çka kompletohet portreti i një shkrimtari kreativ në planin individual po edhe atë esejistik.

ObserverKult


jusuf buxhovi

Lexo edhe:

JUSUF BUXHOVI: MALLKIMI I KASABASË SË PËRHERSHME

Mesha Selimoviq: “Dërvishi dhe vdekja”, roman. Botime Koliqi, Prishtinë, 2022, përkthyer nga Esad Mekuli dhe Tajar Hatipi

Nga Jusuf Buxhovi

Në krijimtari, të shumtën në letërsi dhe, kryesisht në prozë, doktrinat politike dhe ato religjioze, në planin shoqëror, rëndom humbin kauzalitetin, por ruajnë mentalitetin e shtrirjes së tyre në sferën shpirtërore në forma të tjera.

Kjo është edhe e natyrshme kur kihet parasysh se krijimtaria pasqyron realitetin jetësor në përputhje me faktorët e brendshëm dhe të jashtëm të përfshirë në dramat mbi të cilat ndërtohet kompleksiteti njerëzor, ku paradigma jetësore nxjerr në pah karakteret e ndryshme që atë e derterminojnë në thellësi.

Natyrisht se ky zhvillim ciklik manifeston mentalitetet në përputhje me (mos)depërtimin e ideve si formë e konfrontimeve prej nga pasqyrohet vetëdija e hapërisrave (e hapjes) me atë të provincës (mbylljes) dhe të thadrimit të saj në faktor ngecjeje.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult