“Ma çove shigjetën atje ku më dhemb më shumë”/ Rrëfehet Luftar Paja: Si humbi pa nam dhe nishan “Çobo Rrapushi:

I ftuar në Podcast-in e gazetarit Aleksandër Çipa ‘Çështja është” në ‘RadioRash News24’ ka qenë aktori i mirënjohur Luftar Paja. Luftar Paja cilësohej nga Dritëro Agolli si aktor që nuk prodhonte karaktere, por individë.

Mes të tjerash aktori ka rrëfyer për një nga gjërat që i kanë mbetur peng nga karriera e tij. Ai ka interpretuar në komedinë ‘Çobo Rrapushi’, e cila sipas tij ishte një vepër e jashtëzakonshme për kohën dhe u prit shumë mirë.

Por në ditët e sotme ajo nuk gjendet më, ka humbur dhe kjo është një nga pengjet e tij.

“Ma çove shigjetën atje ku më dhemb, unë nën regjinë e Pëllumb Kullës kam luajtur në komedinë ‘Çobo Rrapushi me shokë’ e cila për kohën kishte vlera të jashtëzakonshme dhe është pritur shumë mirë, madje me ndonjë retushim ajo i qëndron dhe ditëve të sotme.

Por sot kanë thënë ‘që ka humbur, vitet bëjnë të tyren, jo ka qenë në ampeks, jo ka qenë me bosht’. Unë këto nuk di t’i sqaroj pasi dhuntia ime është interpretimi dhe nuk di t’i shpjegoj.

Megjithatë më vjen keq se ‘Çobo Rrapushi’ humbi pa nam dhe pa nishan pasi atje ka tipa personazhesh të ndryshme”- ka rrëfyer aktori.

“Dritëro Agolli, jo se më pëlqen mua por ka bërë një përcaktim që mua më shkon për shtat. Artisti mund ta luajë fshatin duke vendosur një qeleshe në kokë, por fshatari ‘sduhet vetëm në pamje por dhe në brendi. Brendia e fshatarit është nga mënyra si e dredh duhanin se si e mbush çibukun etj, etj.

Por nuk i jetove nuk i interpreton dot.”- ka rrëfyer aktori i shquar.

“Në jetë marrëdhëniet duhet të jenë reciproke, njeriu duhet të jetë mirënjohës për atë që ka kaluar, për ata që ka takuar dhe që i kanë lënë mbresa në jetën e tij.

Kam një jetë jo pak të gjatë në për dhe si e tillë me ka takuar me shumë batica dhe zbatica të jetës. Jeta ime ka qenë pak e hallakatur pasi babai im ka qenë oficer”- ka treguar aktori.

‘Njeriu duhet të dijë nga ka ardhur dhe ku po shkon të gjithë origjinën e kemi nga fshati, Shqipëria ka qenë një fshat i madh.

“Në karrierën time kam hapur me tipa të veçantë që më kanë dhënën jetë në jetën time artistike. Jetës sime artistike i ka dhënë gjallëri prezenca e një personazhi që për mua ka qenë idhulli im në vitet e ’60-ta Haziz Ndreu.

Në moshë shumë të re kam recituar një nga poezitë e tij’- rrëfen aktori i mirënjohur.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/news24

ObserverKult


Lexo edhe:

LUFTAR PAJA: DUAN TË BLLOKOJNË FILMAT… PO ME VEPRAT E KADARESË DHE AGOLLIT, ÇFARË DO BËHET?

Me një përvojë skenike të gjatë dhe role që janë rrënjosur thellë në kujtesën e çdo shqiptari, aktori mjeshtër i karakterit dhe një loje krejt origjinale, Luftar Paja, “Artisti i popullit”, në 45 vjet jetë artistike, ka interpretuar në shumë gjini.

Gjithmonë vlerësuar shumë pozitivisht, por dalluar në interpretimin e mjaft roleve të karaktereve. 700 role mbi supe dhe 130 premiera estrade, janë vite pune dhe pasioni.

Aktori i mirënjohur nuk ka qëndruar indiferent ndaj debatit,.. mbi ndalimin e filmave të kohës së komunizmit. Pa hezituar që të jetë i vërtetë, i sinqertë dhe objektiv.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


KUR ISMAIL KADARE I SHKRUANTE LUFTAR PAJËS, JA ÇKA KËRKOI NGA AI

Nga: Xhevdet Shehu

Historia e një letre se si shkrimtari i shquar Ismail Kadare dhe artisti Luftar Paja kanë ndihmuar një vajzë për të marrë një të drejtë studimi në vitin 1990.

Kjo histori ka ndodhur tridhjetë vite më parë. Ma tregoi krejt rastësisht ditët e fundit aktori i shquar i humorit, Artisti i Popullit, Luftar Paja.

Ja historia sipas Luftarit:

Në atë kohë unë isha deputet i Fierit. Dihen vështirësitë e viteve tetëdhjetë dhe problemet ishin të mëdha, aq sa bënë që në fillimin e viteve ’90 ai sistem të rrëzohej.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult