“Madama Butterfly” i Ermonela Jahos renditet në 100 incizimet më të mira të vitit

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho e cila ka shkelur skenat më të rëndësishme botërore, ka ndarë një lajm të madh për kulturën shqiptare.

Albumi i saj “Madama butterfly” është renditur në 100 regjistrimet më të mira të vitit nga “Sunday Times”.

“Ti je një thesar”, ishte komenti urues i ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në mesin e shumë urimeve të tjera që sopranoja e njohur ka marrë pas shpërndarjes së këtij njoftimi në Twitter./ ObserverKult