Madonna mbështet Britney Spears: “Kthejini jetën pas kësaj gruaje”

Madonna ka shprehur publikisht mbështetjen për Britney Spears përmes disa postimeve në rrjete sociale. Këngëtarja e “Material Girl”, që ka bashkëpunuar me Spears në vitin 2003 për këngën “Me Against Music”, ka bërë deklaratë të forta për kufizimet në të cilat i është dashur të jetojë koleges së saj prej vitesh.
“Kthejini mbrapsht jetën kësaj gruaje. Skllavëria u shfuqizua shumë kohë më parë! Vdekje patriarkatit lakmitar që ua bën këtë grave prej shekujsh. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut! Britney po vijmë që të të nxjerrim nga burgu”, shkoi Madonna në rrjete sociale.