Mali i Zi tërhiqet nga Eurovisioni, paratë për pjesëmarrje i investon në vetura të reja

Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit publik malazez (RTCG), Bozhidar Shundiq, ka marrë vendim që Mali i Zi të mos marrë pjesë në Eurovisionin e radhës që do të mbahet në Rotterdam.

Siç ka njoftuar menaxhmenti i këtij mediumi publik, RTCG-ja duhet të veprojë përgjegjshëm dhe t’i shpenzojë me përgjegjësi fondet që i merr nga buxheti i qytetarëve taksapagues, transmeton Koha.net.

Në njoftim thuhet po ashtu se Eurosongu kësaj shtëpie i kushton çdo vit nga 130 mijë euro, ndërsa pjesëmarrësit malazezë kryesisht kanë arritur rezultate modeste dhe rrallëherë kanë mbërritur deri në finale.

“Për këtë arsye këtë vit kemi vendosur që paratë t’i investojmë në rinovimin e flotës së RTCG-së. Plani është që të blejmë pesë vetura të reja dhe me këtë të përmirësojmë dukshëm sigurinë e ekipeve tona të cilat çdo ditë kalojnë edhe mbi 1 mijë kilometra”, është thënë nga menaxhmenti i shërbyesit publik të Malit të Zi.

Përpos Malit të Zi, nuk do të marrë pjesë as Bosnja e Hercegovina