“Mallkimi” i filmit “Dirty Dancing”, kasti i aktorëve me fund tragjik

Filmi “Dirty Dancing” bëri që vajzat dhe djemtë në mbarë botën të dashuroheshin me të. Një histori e viteve 1960 në Amerikën mes Johnny dhe Baby ende i bën të gjithë të ëndërrojnë.

Filmi u luajt nga Patrick Swayze dhe Jennifer Grey të cilët u bënë të famshëm në gjithë botën.

Por a e dini se çfarë ndodhi me aktorët e Dirty Dancing?

Realiteti i fakteve është tronditës. Suksesi i jashtëzakonshëm i filmit rezultoi si një mallkim për dy aktorët kryesorë. Vetëm Patrick Swayze pati një shans me filmin Ghost ndërsa për Jennifer Grey, Baby, nuk gjeti dot një punë të re. Por jo vetëm!

Anëtarët e tjerë të kastit, përfshirë vetë regjisorin, gjithashtu nuk patën shumë fat. Përveç Swayze, i cili vdiq nga kanceri në moshën 57-vjeçare, regjisori, Emile Ardolino, vdiq në moshën 50-vjeçare nga ‘AIDS’.

Aktori Jerry Orbach, babai i Baby-t në film, ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare nga kanceri, ndërsa Max Cantor (kamerieri Robbie) vdiq nga një mbidozë heroine në moshën 32-vjeçare.

Filmi i suksesshëm mblodhi një vlerë mbresëlënëse prej 214 milionë dollarë. Por pavarësisht fitimeve të mëdha kompania e prodhimit të filmit (Vestron Video) falimentoi./Top Channel

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

Nga Bardhyl Berberi

Dikur nën rrobat të arnuara dhe sandalet e këpucë gjithë pluhur, ku në pjesën më të madhe te kohës i mbanim nën sqetull, pasi na kishin thënë se këto do kishim për një vit të tërë…

Bridhnim të lumtur rrugëve e shesheve për të luajtur: Laheshim në lumë, në det apo liqen. Ashtu të lumtur, ku me barkun bosh e ku një copë bukë me sheqer e dy pika vaj sipër apo një kore buke me gjizë. Luanim shumë me një top llastiku, gëzonim shumë, mësonim shumë në shkollë… Por pa ditur e padashur se një ditë do rriteshim dhe do ndjenim keqardhje për fëmijërinë e këtij brezit të sotëm.

Sa keq më vjen që ju s’ia dini vlerën të ecurit zbathur në tokën e nxehtë, s’ia dini vlerën atyre atleteve prej lecke të prodhuara nga ‘NISH Goma’ në Durrës që t’i blenin prindrit dhe ti më shumë i mbaje nën sqetull se sa veshur në  këmbë se mos të prisheshin dhe s’kishe me çfarë të shkoje në shkollë. Ju nuk ja u dini vlerën atyre petullave me pak lyrë që, të shijonin deri në palcë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU