Mamaja ime ishte mësuese. E kujtoj kur mbrëmjeve mbas bukës vendoste në të njëjtën tavolinë ku pak më parë ishin shtruar pjatat detyrat e nxënësve që do korrigjonte.
Nuk përdorte stilolaps të kuq për të vënë në dukje gabimet, por i nënvizonte me një jeshile të butë, si gjethet e para të pranverës.
Një nga këto mbrëmje, kur nuk kisha gjumë dhe po i rrija në krah e po lexoja librin Topolino, e pyeta pse përdorte atë ngjyrë dhe jo të kuqen që përdornin të gjithë mësuesit e tjerë.
M’u përgjigj pa ngritur kokën nga letrat që po lexonte:
– Në gjërat e të tjerëve duhet të hysh në majë të gishtave, sidomos kur ke detyrë t’i korrigjosh gabimet, e kuqja është një ulërimë, është diçka që nuk mund ta debatosh. Sikur të thotë: “Ti ke gabuar!” duke të tundur gishtin para syve.
Jeshilja është dashamirëse si një bimë që rritet dhe per t’ia arritur kësaj ka nevojë për mbështetje; jeshilja nuk shkatërron.. ajo mbështet.
Nga Martina Maggio
Përgatiti: Brizida Gjikondi
ObserverKult
_____________________
Lexo edhe:
DASHURIA…KUR PLAGËT E RIKTHEJNË TRISHTIMIN!
Ka momente në jetë kur ndihesh i vetmuar, i braktisur, i trishtuar… ah dashuria…
Gjen veten duke parë mavijosjet në zemër dhe plagët e shpirtit: ato plagë janë aty dhe nuk do të ikin më.
Janë ravijëzuar në trup, si harta dhimbjesh. Nuk i shlyen dot. Të zënë sytë, s’i largon. S’i harron asesi… Nis e mendon ku gabove. Kur ndodhi që humbe vëmendjen në dashuri?
Pse vendosëm të japësh, pa marrë asgjë në këmbim?
E di se dashuria në të gjitha format e saj është shkëmbim dhe reciprocitet…
Ti si e harrove këtë?
E kujtove ndonjëherë. Përse nuk të shkoi asnjëherë mendja?
Ku të iku truri? Ai tru i shkretë…
Kur shtiresh se gjithçka është në rregull
Por ja që i mbylle sytë duke përplasur çdo…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult