Vijon jehona e Shqipërisë turistike në mediet dhe sitet ndërkombëtare, ndërsa së fundmi konsiderohet si Maldivet evropiane.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau shkrimin e “Map of Europe” dedikuar turizmit në Shqipëri, i cili sjell ndër të tjera informacione dhe foto nga destinacionet kryesore turistike në vend.
“Mirë se vini në Shqipëri, në Maldivet evropiane, është urimi i fotografëve të njohur dhe krijuesve të faqes”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
“Map of Europe” veçon disa destinacione turistike në Shqipëri, ndër të cilët Ksamilin e cilësoi si Maldivet evropiane dhe me çmimet më të lira turistike.
Vendnodhjet
1. Ksamili: Njihet për plazhet e tij të pabesueshme që rivalizojnë Maldivet e famshme. Me ujërat e tij të kristalta, rërën e bardhë të imët, cekëtinat e gjata dhe ishujt surealë, Ksamili ofron një arratisje të qetë si askush tjetër. (Foto nga @the.wanderlust.times)
2. Mrizi i Zanave: Ky restorant nga ferma në tryezë ofron një përvojë unike kulinare duke shfaqur përbërësit më të freskët nga ferma e tyre. (Foto nga @mrizi_i_zanave)
3. Ura e Mesit në Shkodër: Kjo urë historike është një vizitë e domosdoshme për të pasionuarit pas historisë. E ndërtuar në shekullin XVIII, kjo urë e bukur qëndron mbi lumin Kir dhe është një simbol i historisë së pasur të qytetit. (Foto nga @albania_geographic)
4. Himara: Është një qytet i bukur bregdetar që ofron pamje mahnitëse të detit Jon. Ky qytet simpatik krenohet me ujërat e pastra kristal, plazhet e pabesueshme dhe një atmosferë tërheqëse që do t’ju bëjë të dëshironi të qëndroni përgjithmonë. (Foto nga @xhaferajrozana)
5. Kruja: Është një vizitë e domosdoshme për të pasionuarit pas kulturës. Ky qytet historik është shtëpia e Muzeut Kombëtar kushtuar heroit më ikonë të Shqipërisë, Skënderbeut, i cili mbrojti me sukses vendin kundër pushtimit osman. (Foto nga @giuliogroebert)
6. Parku Arkeologjik i Butrintit – UNESCO: Ky park është një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, që daton që nga grekët antikë. Parku ndodhet në një kodër dhe është i njohur për pamjet e tij mahnitëse si dhe për rrënojat e qytetërimeve antike greke, romake dhe bizantine. (Foto nga @dario_billi)
7. Kukësi: Është një qytet i vogël i vendosur në Alpet Shqiptare dhe ofron një sërë shtigjesh për ecje, sporte ujore dhe aventura në natyrë për ata që kërkojnë emocione. (Foto nga @afrimtahiraj)
8. Plazhi i Ksamilit: (Foto nga @saltinourhair)
9. Kalaja e Gjirokastrës: Është shtëpia e trashëgimisë kulturore, qytetit të vjetër plot atmosferë dhe ndërtesa historike që shfaqin historinë e pasur të qytetit. (Foto nga @giuliogroebert)
10. “Maldivet Shqiptare” në Ksamil: Nga @shiko.botën. Postimi i krijuar dhe shpërndarë nga (@o.fernando.oliveira)
Lexo edhe:
WASHINGTON POST: NË VEND TË MYKONOS, PROVONI SHQIPËRINË
Washington Post në një guidë turistike me 9 destinacione të reja. Sidomos për qytetarët amerikanë ka përfshirë edhe Shqipërinë. Një prej vendeve që duhet të provojnë këtë verë.
Në shkrimin e Natalie Compton madje sugjerohet që Shqipëria mund të jetë shumë herë më sfidues për turistët . Krahasuar edhe me Mykonos, një prej ishujve më të vizituar dhe më të shtrenjtë grekë.
Ja çfarë shkruan Washington Post:
Në vend të Mykonosit, provoni Shqipërinë!
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult