Marchesi: U mbyt, pasi kishte turp të kërkonte ndihmë..

ObserverKult ua sjellë disa nga thëniet e autorit italian Marcello Marchesi:

Është e gabuar t’i gjykosh njerëzit nga shoqëria që kanë. Juda për shembull, kishte shoqëri të paqortueshme.

Edhe milingonat në mënyrën e tyre xhindosen.

Suksesi bën skandal. Skandali bën sukses.

Nuk ekzistojnë të pafajshmit; të gjithë ia kemi kaluar gripin dikujt tjetër.

U mbyt, pasi kishte turp të kërkonte ndihmë.

Përjashtimet konfirmojnë korrupsionin.

Dy drejtëza paralele kryqëzohen në infinit, kur nuk na intereson më.

Bashkimi bën grevën.

ObserverKult