Çmimi prestigjioz i letërsisë britanike “Booker Prize”, iu dha shkrimtareve kanadeze, Margaret Atwood dhe anglo-nigerianes, Bernardine Evaristo, respektivisht për “Les Testaments” dhe “Girl, Woman, Other”, si veprat më të mira të vitit në anglisht.
E nderuar me çmim edhe 19 vjet më parë, romancierja dhe poetesha, Margaret Atwood këtë herë u nderua me çmim për romanin “The Testaments”, vazhdimi i shumëpritur i romanit “The Handmaid’s Tale”.
Libri “The Handmaid’s Tale”, publikuar në vitin 1985 u bë në vitin 2017 një serial televiziv që rriti edhe shitjet e romanit, botimi në anglisht i të cilit arriti në tetë milionë kopje në botë.
Shpesh e përmendur për çmimin Nobel në Letërsi, Margaret Atwood, 79 vjeçe, ka fituar tashmë çmimin “Booker Prize” në vitin 2000 për romanin historik “The Blind Assassin”.
Çmimi “Booker Prize” 2019 iu dha gjithashtu edhe anglo-nigerianes, Bernardine Evaristo për librin “Girl, Woman, Other”, kronikë e jetës së familjeve me ngjyrë në Britaninë e Madhe.
“Jam gruaja e parë me ngjyrë që marr këtë çmim”, theksoi Bernardine Evaristo, 60 vjeçe, e cila e gjykoi të pabesueshme të ndante çmimin me një legjendë të tillë si Margaret Atwood.