Margarita Xhepa: Nuk jam paguar për 32 filmat gjatë komunizmit, merrja vetëm rrogën e teatrit

Aktorja e madhe e skenës shqiptare, Margarita Xhepa ka ndarë detaje të rralla të jetës së saj në programin Exclusive në Top Channel.

Ajo shprehet se në 32 filma që ka marrë pjesë gjatë kohës së Komunizmit, nuk ka marrë para, pasi kjo përfshihej në rrogën e teatrit.

Edhe pse në këto kushte, ajo thekson se punohej me dashuri të madhe, me përkushtim, me thjeshtësi dhe pa pretendime.

“Unë i dua të dyja, teatrin, edhe filmin, me teatrin sigurisht se kam filluar, por filmin e dua.

Rruga për të punuar një rol është e njëjta gjë, por filmi ka magjinë e vet, sepse kamerën e ke këtu afër dhe duhet të jesh sa më natyrshëm, kurse teatrin e ke larg, ka të drejtë të të dëgjojë edhe radha 22, është më e ngarkuar.

Fillova role të tjera me dy regjisorët Ibrahim Muço dhe Kristaq Mitro, që kam bërë katër role me ta, ‘Tokë e Përgjakur’, ‘Një vajzë dhe një djalë’, ‘Pasionata’.

Kohë e artë, a do të vijë më ajo kohë? Erdhëm me dëshirë, jo vetëm për të marrë një rrogë për të jetuar, erdhëm me pasion për artin.

Punohej me dashuri të madhe, me përkushtim, me thjeshtësi, pa pretendime, me rrogën e teatrit.

Në kohën e monizmit kam bërë 32 filma, tani 8. Stëherë s’kemi marrë para, vetëm rrogën e teatrit, të gjithë aktorët, pa përjashtim.

Edhe figurantët që vinin, çdo gjë ishte gratis”, tha aktorja./top chanel

ObserverKult


Lexo edhe:

MARGARITA XHEPA RRËFEN HISTORINË E TRISHTË TË AKTORES QË NUK JETON MË: IA HIQNIN EMRIN NGA FILMAT

Largimi i parakohshëm i aktores nga kjo jetë kishte kapur miq e familjarë në befasi. Eva Pëllumbi i mbylli sytë përgjithmonë në vitin 2019, në moshën 66-vjeçare, duke lënë pas gjurmë të pashlyeshme në artin skenik, por mbi të gjitha në memorien a tyre që arritën ta njohin këtë grua fisnike, nënë heroinë në rrethana të një mentaliteti të çeliktë.

“Iku Eva?!/ Mos! Mos Pinok/Mos më gënje/ Të lutem dil nga roli”… Dhimbje e madhe për të bijën, Junën, që matanë, në Gjermaninë e largët ku jetonin prej 29 vitesh, vajtonte nënën, shoqen, artisten e madhe që me humanizmin e saj dhe veprimtarinë artistike shënoi përjetësinë e saj.

E kush nuk e mban mend “Pinokun”, atë vajzën e ëmbël, që pas maskës hokatare edukonte fëmijët përmes argëtimit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult