Aktorja Margarita Xhepa në një intervistë për programin Exclusive në Top Channel rrëfeu prapaskenat e filmit “Dimri i Fundit”
Ajo tha se vendosi të mos shkonte sepse kishte dy djemtë të vegjël, por ishte bashkëshorti që insistoi që ajo ta merrte rolin e propozuar.
“Kur e kam marrë atë skenar më pëlqeu sepse kishte pak fjalë dhe shumë veprime. Por vendosa të mos shkoja, djemtë i kisha të vegjël, do t’i lija dy muaj se kemi ndenjur dy muaj në Dardhë të Korçës, kush do t’u shërbente. Im shoq do shkosh tha, e pashë që ky roli të pëlqeu. Më pëlqeu i thashë, por djemtë, ju çfarë do të bëni në këtë dimër të ftohtë janari”, tha ajo.
Prej tij e kam këtë film, nuk kemi xhiruar vetëm në qendrën e Dardhës, por në kodrat e Dardhës, dëbora ishte deri në gju, vështirësitë për të gjetur çerdhen e partizanëve, që morëm partizanen e plagosur, lamë vajzën dhe çuam veshje çorape. Vështirësi ka pasur por kalohet me dashuri…”, tha aktorja. /Top Channel
ObserverKult
Lexo edhe:
MARGARITA XHEPA KA DISA FJALË PËR ARTIN GJATË KOMUNIZMIT: PËR ATË SISTEM JO ÇDO GJË DUHET HEDHUR POSHTË…
Me aktoren e madhe, Margarita Xhepa më lidh një miqësi e vjetër, respekti im për këtë zonjë me shpirt të madh e të bukur, që ka lënë gjurmë kaq të thella në artin shqiptar, është i pafund.
Jeta e Margaritës është aq e mbushur me histori dhe eksperiencë, sa që sa herë piqemi tok, në kuadër të ndonjë aktiviteti, ku ajo nuk nguron të marrë pjesë, pavarësisht “kleçkave” që shëndeti i saj kalon ndonjëherë, bisedojmë e unë gjej gjithmonë diçka të parrëfyer.
Kjo intervistë (e relalizuar kohë më parë) është një bisedë në takimin tonë më të fundit, teksa udhëtonim drejt Vlorës, ku Margarita Xhepa merrte pjesë në vlerësimin e një kompeticioni mes nxënësve të qytetit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult