Margariti për Bibliotekën: “Një thesar pret të zbulohet nga ju!”

Në Bibliotekën Kombëtare vijon puna me ritme të shpejta për kthimin e “Aneksit” publikut.
Kjo është paraparë që të bëhet përmes sallave të dedikuara.
Aneksi do të kthehet në një qendër dialogu e pikëtakimi sidomos për të rinjtë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka shpërndarë një video nga punimet që që po kryhen në Bibliotekën Kombëtare.
“Puna nuk ndalet. Aneksi i Bibliotekës Kombëtare, po shndërrohet në qendrën më të re të librit e dialogut! Një thesar pret të zbulohet nga ju”.
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, si institucion i parë shte­të­ror, publik e laik, mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun 1920.

Koleksioni i saj historik i ka fillimet që në vitin 1917.
Në momentin e përurimit si BKSH, më 10 dhjetor 1922 kishte një koleksion prej 6000 vëllimesh.
Sot koleksioni i saj i kalon një milion vëllimet./atsh

ObserverKult

LEXO EDHE:
Biblioteka Kombëtare, digjitalizohen 850 vepra, po punohet për kopjet unikale