Maria Rosa Gandolfo: Unë vi prej dashnish t’kapuna dorë për dorë

Unë vi prej dashnish t’kapuna dorë përdorë,
e që flejnë t’shtrime n’shtratin e mrekullive.
Vi prej nji vendi ku ka njerz që andrrojnë
e dashunojnë me ashk të shpirtit,
si nër libra.
Unë i përkas paligjshmënisë së ditve,
ngatrrue për shpejt me edjen e unë,
mbasardhës i drejtpërdrejtë i vorfnisë s’eme.
Ta dish ti sa ngricë kam lanë atje ku u nisa,
sa shiu ka ra ishte krejt llom.
E unë nuk pata as mblojë, as strehë.
Sa herë jam plandosë për tokë, e jam plagosë,
e sa gjakun e kam pa tu m’dalë plagësh.
Po i njajti ujë, që na mbyti, m’ka la,
prandaj kam ardhë kaq e pastër te ti.

Unë vi prej dhimbjes s’pa masë që kam le
si të tana krijesat mbi këtë dhe.
Atje m’kanë msue me mbledhë e me dhanë,
përgjatë rrugës;
mos me mbajtë asgja për vedi e me udhtue
lirshëm.
E pra, kam lule;
kam edhe fruta.
Kam edhe mishin.
E ndrroj si stinët,njena mbas tjetrës,
e bashkë me ‘ta.

Edhe se dhimbja prej ku vi, nuk më lshon
e më mban për dore si nji nanë a si namë,
e kudo shkoj len shej në jetët që kanë me ardhë,
unë tesh jam ktu,
tu qeshë
si n’festë,
e tu çue gotën e tu vallzue
n’kët tokë të re;
I përulem Diellit,
jetës,
frymëmarrjes e ankthit
e nuk gjej fjalë si çuditem
prej kah vi.

Përktheu e përshtati në gegnisht
Pjerin Ndreka