Marie Tuçi, gruaja që u nda nga jeta nga torturat çnjerëzore në burgjet e diktaturës

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi në ditën e lindjes martiren e parë të Kishës Katolike Shqiptare Marie Tuçin, e cila u burgos dhe u torturua barbarisht gjatë diktaturës.

Marie Tuçi lindi në 12 mars 1928 në fshatin Ndërfushaz të Mirditës. Ajo studioi në Shkollën Normale të Motrave Stigmatine në Shkodër ku iu përkushtua fesë katolike.

Më pas u dërgua të ushtronte profesionin e mësueses në Mirditë.

Në vitin 1946, regjimi komunist ndërmori një sërë masash ekstreme të cilat luftuan ashpër fenë.

Duke qenë një ndjekëse e devotshme e fesë katolike, Marie Tuçi shprehu hapur kundërshtimin e saj ndaj këtij persekutimi.

Vrasja e Bardhok Bibës, sekretarit të Partisë Komuniste në Mirditë, do të pasonte me marrjen e masave ndëshkimore të ashpra për shumë familje të këtij qyteti, ku u përfshi edhe familja e Marie Tuçit, Gjonmarkaj.

Këto familje dyshoheshin për ndihmën që i kishin dhënë organizatorëve të vrasjes së sekretarit, për t’u arratisur në Jugosllavi.

Ndaj në gusht të vitit 1949 u arrestua e akuzuar për “qëndrimin e saj kundër pushtetit popullor dhe ndihmën që familja e saj i kishte dhënë të arratisurve”.

Marie Tuçi ndërroi jetë nga torturat çnjerëzore në spitalin e burgut më 24 tetor të vitit 1950.

Ajo është simboli i gruas që di të mbrojë bindjet e veta dhe t’i shpalosë ato pavarësisht rrethanave që janë kundër saj.

ObserverKult


marie prendi nikoll

Lexo edhe:

EMOCIONUESE: VOGËLUSHI INTERPRETON POEZINË KUSHTUAR MARIE TUÇIT: NANË E DASHTUN SOT PO VDES MË KAN FUTUR NË NJË THES…

Ju ftojmë të ndiqni poezinë PO VDES NANË, SOT PO VDES kushtuar martires MARIE TUÇI, interpretuar nga vogëlushi NIKOLL PRENDI.

Mësuesen mirditore Marie Tuçi (1928-1950) regjimi komunist e torturoi në mënyrën më makabre, duke e mbyllur në një thes, lakuriq, bashkë me një mace të egër.

Nuk mjaftonin vetëm thonjtë e kafshës së egërsuar, por njëkohësisht, ajo goditej me mjete të forta nga hetuesat e gardianët e burgut, në prani të grave të tjera të burgosura. Vdiq e masakruar nga shqipfolësit.

Poezinë e ka shkruajtur Meti Fidani. Në vazhdim gjjeni tekstin.

Nan’ e dashtun,sot po vdes
më kan futur,në një thes
lakuriq, tok me një mace
më kan mbyll ,në thes linace

N’burg të Shkodrës,po m’del shpirti
po ma merr nan’, shef Seiti
jashtë thesit, shqip po flasin
më shqelmojn’ e më godasin
ligësia, nuk ka ngjyrë
shqelm në bark, shqelm në fytyrë!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult