“Mos më thuaj asgjë, vetëm më duaj”, poezinë e Mario Benedettit e lexon Engjëllushe Alla

Poezi nga Mario Benedetti

Nëse një ditë më
sheh të trishtuar,
mos më thuaj asgjë,
vetëm më duaj.

Nëse më gjen
në vetminë e natës së errët,
mos më pyet për asgjë,
vetëm eja rri me mua.

Nëse ti më shikon
dhe unë nuk të shikoj,
mos mendo asgjë,
vetëm më kupto.

Nëse ajo që të mungon
është dashuria,
mos ki frikë,
më duaj.

Por nëse një ditë
nuk do t’më duash më,
mos më thuaj asgjë.

Vetë mos më harro.

Në shqip: Bajram Karabolli

*Titulli i origjinalit: “Nëse më sheh të trishtuar”

ObserverKult


Lexo edhe:

MARIO BENEDETTI: NË FILLIM QE HESHTJA…

Në fillim qe heshtja. E mërzitshme, e pashueshme, e fuqishme. Heshtja është si një lagunë madhështore. Veshi shkencor dhe ateist ende nuk e kanë zbuluar se cili qe tingulli i parë që u përplas me këtë qetësi dhe as cila qe gjallesa e parë që shqiptoi britmën e përurimit.

Prandaj për origjinën humane, besimtarët mbështeten te Gjeneza dhe prej aty informohen për dukjen e Adamit, të Evës dhe të gjarprit ndërmjetës që stisi dashuritë e para incestuoze. Pastaj gjithçka u bë tragjike, kur kainët e parë u bënë atë që u bënë abelëve të parë.

Ndërkaq, heshtja ishte si një kullë vrojtimi e palëvizshme dhe e tillë vazhdoi për shekuj e shekuj, duke vrojtuar luftëra përciptazi dhe duke shqyrtuar paqe me kujdes, sa të shkurtra edhe të përkohshme.

Qysh nga ky çast heshtja u zhyt në pagjumësi por edhe në ëndrra, ku makthet më të këqija e kthenin në gjumashe të verbër dhe të shurdhët…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU