Rikard Ljarja u shfaq në gjithë përmasën e tij intelektuale si aktor, regjisor, instrumentist, piktor dhe shkrimtar në një dokumentar nga Mevlan Shanaj.
Po aq, Rikardi si bir, bashkëshort dhe baba u rrëfye nga familjarët.
Marjeta Ljarja kujtoi ditët më të bukura të jetës dhe frikën që e bëri të donte ndahej prej tij kur ishte 22 vjeçe.
“Mua më është dukur copa e jetës më e bukur me Rikardin, përrallë, pak të thuash përrallë. Thosha, Marjetë, çfarë bëre, isha 22 vjeçe.
Dhe u tremba, Mevlan. I dhurova Rikardit librin “Tregime të zgjedhura të Kadaresë, ku i kam lënë një shënim: “Ka qenë një ëndërr shumë e bukur, por do doja të përfundonte këtu dhe të mbetemi miq të mirë. Nuk e përballoj dot më tutje”. Ai vendimi i menjëhershëm i Rikardit, që më kapi dorën dhe nuk ma lëshoi më kurrë, do të thotë se ai gjeti diçka te unë, që nuk e kishte gjetur.
Nga fëmijëria në një familje intelektuale te vitet e pjekurisë mes ekranit e skenës, përmasa e tij si artist u rrëfye nga bashkëpunëtorët.
Roza Anganosti, aktore ka rrëfyer eksperiencën e saj me Ljaran.
“Kemi punuar bashkë shumë mirë. Ishte një kimi artistike them dhe ai ishte kaq i lirë dhe i natyrshëm, pa poza. Dhimitri (Anganosti) thoshte se ai është europian.
Zef Çoba: Kjo fletëpalosje, tregon se Rikard Ljarja në moshën 17-vjeçare luante në orkestrën simfonike të qytetit i ulur në pultin e fagotistit.
Portreti i një intelektuali që shkëlqeu gjatë regjimit komunist, por nuk e harroi kurrë peshën e shtypjes dhe përmasën e lirisë, del në pah në raportin që ruan me të vërtetën, mbi artin dhe pushtetin, pasi ka numëruar rrathët e censurës.
“Kinemaja jonë ka qenë e drejtpërdrejtë. Sigurisht, ideologjia ka qenë e tillë. Ka pas edhe një tension psikologjik të tmerrshëm, se “çfarë do thonë”. Kjo sepse ne kemi qenë të gjithë, të gjithë në shërbim të asaj ideologjie, pavarësisht sa i kanë rrëshqitur”, thoshte Rikard Ljarja.
Vizatime, piktura, fotografi, filma, muzikë dhe libra. Trashëgimia e tij është ende mes nesh si dëshmi e talentit të një portreti unik. Ljarja u nda nga jeta në prill 2020, 77 vite pasi kish lindur. /Ballkanweb.com
ObserverKult
Lexo edhe:
PREKËSE/ MARJETA TREGON SI U TAKUA ME RIKARD LJARJËN: MA KAPI DORËN DHE NUK E LËSHOI MË…
Në kuadër të 80-vjetorit të lindjes së aktorit të ndjerë Rikard Ljarja në kinema “Millennium” u shfaq filmi dokumetar “Rikard”, me regji të Mevlan Shanajt e skenar të Natasha Lakos.
Të pranishëm ishin familjarë e të afërm. Bashkëshortja Marjeta, u përlot teksa radha e gjatë e dashamirësve, kolegëve të tij e bëjnë gjigande buqetën e karafilave.
Dokumentari nisi në Shkodrën e Ljarjas, ku dhe la amanet të prehet. Bashkëshortja rrëfeu me këtë rast njohjen me të, kur ishte vetëm 22-vjeçe.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult