Marlene Dietrich: Dashuria ime me Hemingwayn nuk ishte një aventurë!

(Nga kujtimet e Marlene Dietrich për Ernest Hemingway)

Raportet që kam pasur me disa meshkuj ndoshta janë të vështira për t’u kuptuar. Unë nuk kam ndërmend t’i shpjegoj. Nëse nuk kuptoni, keq për ju. Nëse ju intereson vetëm dashuria fizike, mbylleni menjëherë këtë libër, sepse është një argument mbi të cilin nuk kam ndërmend të zgjatem, dhe kjo për një arsye fare të thjeshtë: jam shumë injorante në këtë fushë.

Gjatë gjithë jetës sime dashuria fizike ka qenë pazgjidhshmërisht e lidhur me dashurinë “kokë e këmbë”, dhe kjo është arsyeja që nuk kam pasur kurrë eksperienca pa të nesërme.

Dashuria ime me Hemingwayn nuk ishte një aventurë. Nuk qëndruam kurrë bashkë për një periudhë mjaftueshmërisht të gjatë në të njëjtin qytet: dhe nuk ka ndodhur kurrë asgjë.

Ose ai ishte me një vajzë të bukur, ose kur ai ishte i disponueshëm unë isha e zënë, dhe kur isha unë, nuk ishte më ai… Duke i urryer gjithmonë situatat e mjegullta, besnike që në fillim për të respektuar “gruan tjetër”, kam takuar gjithandej meshkuj të mrekullueshëm, si një anije që takon një tjetër në natën e errët.

Por mendoj se dashuria e tyre do të zgjaste më shumë nëse do të kisha qenë një anije e ankoruar në portin e tyre. Kam dashuruar, kam qeshur e qarë. Kam pasur gëzimet dhe disfatat e mia. Dhe ndërsa lotët ndalen, gjithçka më pas duket argëtuese…

ObserverKult

——————————————————————————————

LEXO EDHE: Dietrich: Kur dashuria mbaron, ushqimet mbushin boshllëkun

ObserverKult ua sjell disa thënie të këngëtares Marlene Dietrich:

Gratë janë më të arsyeshme se burrat. Apo mos keni parë ndonjë grua që t’i shkojë pas një burri për hir të këmbëve të tij të bukura.

Kur dashuria mbaron, ushqimet mbushin boshllëkun.

Zënka është vdekja e dashurisë.

Ka një ndryshim gjigant mes fitimit të shumë parave dhe të qenit i pasur.

Mendo dy herë para se ta ngarkosh një mik me një sekret.