“Marrëveshja për transferimin e Butrintit poshtëruese”, Auron Tare replikon me ministrin Goxhnja: UNESCO e hodhi poshtë, çfarë masash do të merren?

auron tare

Studiuesi i njohur Auron Tare i është përgjigjur ministrit të Kulturës së Shqipërisë, Blendi Goxhnja pas reagimit të këtij të fundit për çështjen e Butrintit.

Duke iu përgjigjur në rrjetet sociale, Tare ngre disa pikëpyetje duke u përqëndruar më së shumti tek raporti i UNESCO-s dhe nëse do të ndërmerreshin masa për ata që e fshehën këtë raport.

Reagimi i plotë i Tarës:

I nderuar Z.Ministër e para  keni detyrimin ligjor dhe moral për të sqaruar opinionin publik për raportin e Unesco/Icomos.  Çfarë përmban dhe përse u fsheh nga Institucioni i Trashëgimisë Kombëtare. Çfarë masash do merren për ata që  fshehen  këtë raport? 

E dyta Z. Minister cila është ekspertiza  më e mirë botërore që AADF paska thithur? Kur Unesco/Icomos të ka hedhur poshtë cilësinë e përthithur. 

E treta mblidh ekspertët shqiptarë për të folur me ta dhe për të dëgjuar procesin ashtu si dikur kur ishe në Ministrinë e Kulturës. 

E katërta, hidhe poshtë Marrëveshjen me AADF për transferimin e Butrintit si një Marrëveshje poshtëruese për punën e të gjithë atyre që kanë kontribuar në Butrint por edhe si një e drejtë sovrane e një vendi i cili nuk i jep apo shetë pasurinë e saj kulturore për grupe me interesa të dyshimta.

Ti e di mirë që Parku nuk u krijua nga Londra por nga shqiptarët që e donin këtë vend ku një ndër ta ishe edhe ti.

/ balkanweb

ObserverKult

——

Lexo edhe:

ILIRIAN ZHUPA: POROSI FËMIJËVE  

Poezi nga Ilirian Zhupa

Bashkë me të dashurën mbrëmjeve dhe netëve
U japim fëmijëve këtë porosi,
Vishni sandalet e lehta prej gjethesh
Dhe bridhni në shi.

Këmishët e holla si tymi i cigares
Zhvishini tek porta t’i rrëmbejë juga,
merrni në trup gërvishtje dhe plagë
Tatuazhe të bukura.

Kapërceni pragjet dhe rendni tek muzgjet,
Humbni në dhjetor dhe shfaquni në maj
Përgjigjuni gjyshes që thotë: “U marrtë djalli!”
Se s’patë askund djaj.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult