Marrëveshje bashkëpunimi Kosovë-Francë për zhvillimin e Parkut arkeologjik të Ulpianës

Në mjediset e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, u nënshkrua vazhdimi i marrëveshjes fillestare të 2017-ës, për projektin e kërkimeve arkeologjike në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës.

Parku arkeologjik Ulpiana, ose siç njihet ndryshe në latinisht Justiniana Secunda, gjendet në komunën Lipjan, të Kosovës. Ai është një monument shumë i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe prej kohësh është kthyer në pikë turistike, e vizituar nga një numër i madh turistësh.

“Duke u bazuar në përvojën e mëhershme, të bashkëpunimit të frytshëm shkencor në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore arkeologjike, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Universiteti i Prishtinës dhe Ecole Normale Superieure konfirmojnë përkushtimin për vazhdim të këtij bashkëpunimi.

Bashkëpunimi mes Kosovës e Francës, krijon kushtet për të siguruar mbështetje teknike, shkencore dhe financiare për zhvillim të lokaliteti arkeologjik “Ulpiana”, si aset me vlera të rëndësishme historike, artistike, shkencore dhe ekonomike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë të postuar në “Facebook”.

“Përpos mbështetjes teknike dhe shkencore, ky bashkëpunim ndikon në ngritje të kapaciteteve profesionale shkencore, përmes programit të shkëmbimit të studiuesve, profesorëve, arkeologëve dhe studentëve, dhe trajnimeve të përbashkëta.

Në vijim të partneritetit me Universitetin e Prishtinës dhe Institutet shkencore të Republikës së Francës, gjatë këtij viti fillon zbatimi i projektit të përbashkët i cili financohet nga fondet IPA II të Bashkimit Europian”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Koso

Lexo edhe:


GJURMËT E DY MARTIRËVE NË ULPIANËN ANTIKE

ObserverKult