Marsi i 1991: Kur brenda ditës prej Shqipërisë ikën 3000 vetë

Foto ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujtoi një nga ngjarjet që shenjuan Shqipërinë postkomuniste, eksodin drejt Italisë.

Më 6 mars të vitit 1991, më shumë se 3000 mijë shtetas lanë Shqipërinë dhe hipën në bordin e anijes “Tirana” për t’u nisur drejt fqinjit, përtej Adriatikut.

Me gremisjen e diktaturës, të motivuar nga liria e rifituar, bashkëatdhetarët u drejtuan në kërkim të botës së ëndërruar prej kuadrit të ekranit të televizorit, për të siguruar mirëqënien e munguar. Ikjet gjatë javës së parë të marsit të vitit 1991 qenë të përmasave tejet të mëdha, aq sa kjo ndodhi u konsiderua si analoge me eksodin biblik.

Gjithashtu, braktisja masive e vendit, mobilizoi elitën politike të kohës për të marrë masat e nevojshme për parandalimin e fluksit emigrator.

Në dokumentin që DPA ka publikuar, paraqiten fragmente të procesverbalit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, të zhvilluar nën drejtimin e kreut të këtij organi, Fatos Nano, më datë 06.03.1991 dhe me objekt shqyrtimi “situatën në portin e Durrësit”./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

REVISTA “ARKIVAT SHQIPTARE”: DREJTORIA E ARKIVAVE- FTESË STUDIUESVE

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës kanë nisur punën për përgatitjen dhe botimin e numrit të 57 të revistës shkencore “Arkivat shqiptare”.

Synimi i kësaj reviste është të mbledhë ekspertë dhe studiues të arkivave të vendeve shqipfolëse dhe të arkivave të rajonit, të cilët për çdo vit diskutojnë për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionit, si dhe vizionit të punës të arkivave në realitetin e sotëm.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ftojnë studiuesit, nëpunësit dhe të gjithë të interesuarit e kësaj fushe, të kontribuojnë në këtë revistë me studime.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult