Martin Camaj: Vetmia nuk e len me marrë frymë kohën

martin ca

Tisi, breu e pisha janë druj virgjën dhe e lypin vetminë.
Por zogjtë nuk i lanë të qetë. Këta dinë mirëfilli si ua merr dielli lulen e vajznisë ndër grykëza, si turpnohen degët kur u shkon e u vjen mushti nën lëvore e si ato i mjekojnë plagët e veta me rrëshinë.
    Në vetmi ashtë shumë ma lehtë me njehë në rrashtën e Dranjes, si në varzat e brinit të sqapit, motet.

Përgatiti: ObserverKult