Martin Scorsese e kishte refuzuar realizimin e dy filmave të mëdhenj të viteve ’80

Duke folur për “Deadline”, regjisori legjendarë Scorsese, i njohur për filma të shumtë përfshirë këtu projektin e fundit, “The Irishman”, shpjegoi se pas pritjeve zhgënjyese që i pati filmi i vitit 1982, “The King of Comedy”, atij i janë dërguar një numër i madh i skenarëve të tjerë filmash.

Scorsese deklaroi se kishte konsideruar të punojë në një situatë studioje, ku gjithçka duhej të diskutohej dhe vendosej përfundimisht, dhe atë kohë i dërgoheshin shumë skenar për t’i konsideruar si projektet e tij të ardhshme.

Duke i zbuluar disa prej filmave që fillimisht i ishin propozuar atij, regjisori bëri të ditur se i kishte refuzuar dy projekte të mëdha kinematografike, trillerin “Witness” dhe aksion/komedinë “Beverly Hills Cop”, në të cilin rolin e protagonistit e kishte Eddie Murphy, transmeton Koha.net.

“Atëkohë pranoja shumë skenarë, në mesin e së cilëve ishin skenarët e filmave, “Witness” dhe “Beverly Hills Cop”. Por, nuk doja t’i realizoja ata filma. Vendosa ta marrë një kurs tjetër në karrierën time, dhe ishte një kurs goxha më i vështirë,” ka deklaruar Scrosese.

Ndër të tjera në intervistën e fundit, regjisori i njohur Hollywoodian tregoi se, Robert De Niro i kishte propozuar ta portretizojë Jezu Krishtin në filmin e vitit 1988, “The Last Temptation of Christ”.

“Para se Willem Dafoe t’i bashkohej ekipit, De Niro tha se do ta luante këtë rol nëse do ta ndihmonte realizimin e filmit, kjo pasi ishte refuzuar nga studiot filmike disa vjet më parë. Por, nga respekti për të gjithë, përfshirë këtu De Niron, pavarësisht se kishim diskutuar për këtë gjë unë vendosa që të mos e angazhoj në atë projekt, sepse e dija që nuk ishte një rol i përshtatshëm për të,” ka përfunduar tutje regjisori.

Ndërkohë, Leonardo DiCaprio dhe Robert De Niro, pritet të luajnë në filmin e ardhshëm të Martin Scorseset, “Killers of the Flower Moon”.