Martohen mes vete dy simpatikët: Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

lopez

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar.

Burimet në TMZ kanë konfirmuar martesën e dy aktorëve.

Page Six ka marrë një licencë martese nga Clark County, NV e paraqitur të shtunën, 16 korrik. Kjo tregoi se Benjamin Géza Affleck dhe Jennifer Lynn Lopez janë vërtet të martuar.

Aktorja e “Marry Me” njoftoi fejesën e saj me Ben në prill në një video të shkurtër përmes buletinit të saj të fansave, “On The JLo”.

“Ti je perfekte” u dëgjua të thoshte Lopez në klip teksa shikonte me adhurim unazën e saj të gjelbër të fejesës.

“Unë gjithmonë them se ngjyra e gjelbër është ngjyra ime me fat. Kam kuptuar se ka shumë momente në jetën time ku kanë ndodhur gjëra të mahnitshme kur kam veshur ngjyrën jeshile,” shtoi ajo.

Çifti u takua në vitin 2001 në xhirimet e filmit të tyre “Gigli”. Atehere Lopez ishte ende e martuar me burrin e saj të dytë Cris Judd.

Pas ndarjes së tyre në qershor 2002, lindi “Bennifer”, me Affleck që u shfaq në videoklipin e paharrueshëm muzikor të Lopez për “Jenny from the Block”.

Një muaj pas premierës së videos, ai  i propozoi Lopez. Ia shtrtoi pyetjen me një diamant rozë 6,1 karatësh nga Harry Winston.

Fatkeqësisht, dyshja përfundimisht e anuloi dasmën për shkak të mediave.

“Për shkak të vëmendjes së tepruar të medias rreth dasmës sonë, ne kemi vendosur të shtyjmë datën”, tha atëherë  çifti.

“Kur e gjetëm veten duke menduar seriozisht për të punësuar tre “nuse të ndara” në tre vende të ndryshme, kuptuam se diçka ishte e gabuar.”

Ata vazhduan: “Ne filluam të ndjenim se fryma e asaj që duhej të ishte dita më e lumtur e jetës sonë mund të komprometohej. Ndjemë se ajo që duhet të ishte një ditë e gëzueshme. Nje dite e shenjtë. Mund të prishej për ne, familjet tona dhe miqtë tanë.”

Në vitin 2004, ata e anuluan zyrtarisht fejesën dhe u ndanë.

Artistja u martua me Marc Anthony më vonë atë vit, duke mirëpritur binjakët Emme dhe Max, të lindur në 2008

Ndërkohë, aktori u martua me Jennifer Garner në qershor 2005 dhe kanë tre fëmijë: Violet, Seraphina dhe Sam.

Të dyja martesat përfunduan me divorc./Lapsi.al

ObserverKult