“Marubi” përfundon katalogimin e të gjitha objekteve të arkivës

Muzeu “Marubi” ka konsideruar proces të rëndësishëm konservimin, digjitalizimin dhe katalogimin e objekteve që i përkasin trashëgimisë kulturore kombëtare.

Këtë vit u përfundua dokumentimi fotografik, kartelizimi dhe konservimi për të gjitha objektet e arkivës së muzeut (315), të cilat u ekspozuan pjesërisht në ekspozitën “Exposé”.

Kartelat e tyre i janë nënshtruar edhe plotësimit me informacione shtesë.

Me përmbylljen e këtij procesi i hapet rrugë restaurimit të objekteve specifike, të cilat gjenden në kushte më të degraduara, transmeton “ATSH”.

Për Muzeun “Marubi” mbetet sfidë restaurimi i plotë i fondaleve origjinale (sfondeve për fotografim) të studios Marubi, me synimin ekspozimin e tyre për publikun.


Lexo edhe:

LETRA QË KEL MARUBI IA DËRGONTE AHMET ZOGUT, KËRKONTE NGA AI PARA

Kel Marubi, një ndër më të famshmit e dinastisë Marubi, ishte edhe fotograf zyrtar i Oborrit Mbretëror.

Kel Marubi ka fiksuar momentet të rëndësishme historike për Shqipërinë e asaj kohe e drejtuar nga Ahmet Zogolli, si kryeministër i vendit.

Një dokument nga Arkiva e Shtetit, sjell detaje mjaft interesante të raporteve të tij me kryeministrin Ahmet Zogu, në momentet kur Marubi po përpiqej të garantonte shkollimin e birit të tij, Geg Marubi.

Vinte nga një udhëtim në Paris, atje ku po shkollohej djali i tij dhe vendos menjëherë t’i shkruaj kryeministrit.

Ministria e Arsimit nuk kishte dërguar të hollat për studentët shqiptarë në Paris dhe Kel Marubi ishte detyruar të garantonte vetë të ardhurat për të birin, Gegën.

Me t’u kthyer nga Parisi, ai kërkoi nga kryeministri pagën që i takonte si fotograf, pasi siç shkruan ai, kishte mbetur “keq e më keq”, pasi të gjithë të ardhurat i kishte lënë te djali në Paris…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU